Pazari i Ri, Bozdo:Veliaj i ka gati 2
projekte,s'është ide e dhjetë ditëve

Pazari i Ri, Bozdo:Veliaj i ka gati 2<br />projekte,s'është ide e dhjetë ditëve
"Projekti për Pazarin e Ri nuk është një ide e vetëm 10 ditëve por ka më tepër se 2 vjet që po punohet për të"- kështu ka shkruar në rrjetin social Facebook ish nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo.

Në postimin e tij Bozdo shkruan se ishte ish kryetari Lulzim Basha i cili ka punuar me Fondacionin Amerikano-Shqiptar të Ndërmarrjeve për 2 vjet madje projekti ka përfunduar në shkurt të 2015 dhe nuk është një ide e re e Veliajt.

Sheshi “Avni Rustemi” dhe tregu i Pazarit të Ri do të ndryshojnë pamje premtoi pak ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj, ka një projekt konkret për ta kthyer këtë zonë në pedonale pasditeve.

Ja statusi i Bozdos

Ka nje cast ku genjeshtra ushqen vetveten: ajo mbijeton vetem duke shpikur nje genjeshter edhe me te madhe. Ky eshte casti ku ka mberritur Veliaj. Dje deklaroi se ai ( ne vetem 10 dite) kishte tashme nje projekt per Pazarin e Ri.

Ne videon me poshte, realizuar ne prill te ketij viti, gjeni prononcimin e Bashes dhe Granoff ne lidhje me dy projekte shume te rendesishme per Tiranen: Fondi ne mbeshtetje te SME-ve dhe Projekti i Pazarit te Ri. Per projektin per Pazarin e Ri, Bashkia e Tiranes ka tashme me shume se 2 vite qe punone Fondacionin Amerikano-Shqiptar te Ndermarrjeve.
Projekti eshte perfunduar per prokurim ne shkurt te 2015. Pra, cfare thote Veliaj perseri eshte nje genjeshter, e tille qe ushqehet vetem nga vetvetja dhe i zoti i saj


Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot