Ndërsa Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë është rritur me 2,53 % krahasuar me një vit më parë, ku degët më kontribuese janë ndërtimi, industria, energjia, tregtia, hotelet, me ulje rezultojnë bujqësia, një degë ku investimet janë rritur me skemat e subvencioneve nga qeveria, si dhe taksat.
Në rritjen e PBB-së kanë ndikuar degët e ekonomisë si Ndërtimi me 1,96 pikë përqindje, “Industria, energjia dhe uji” me 0,72 pikë përqindje, “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me 0,46 pikë përqindje, “Tregti Hotele, Restorante dhe Transporti” me 0,15 pikë përqindje, “Aktivitetet financiare dhe Sigurimit” me 0,08 pikë përqindje, “Pasuritë e paluajtshme” me 0,03 pikë përqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” 0,01 pikë përqindje.
Degët që kontribuan negativisht janë “Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi” me -0,16 pikë përqindje, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me -0,01 pikë përqindje dhe “Shërbimet e tjera” me -0,01 pikë përqindje. Gjithashtu negativisht ndikuan dhe “Taksat” me -0,72 përqindje dhe “Subvencionet mbi produktet” me 0,02 pikë përqindje.
Rezultatet negative të bujqësisë lidhen me përmbytjet e mëdha të fillimvitit në zonat e jugut, ku kryesojnë prodhimet bujqësore. Sektori i bujqësisë pësoi rënie me 0,76% në 3-mujorin e dytë 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të 2014-tës.
Por brenda një viti në 3-mujorët e dytë, degët kryesore të ekonomisë pasqyrojnë rritje. Krahasuar me 3-mujorin e dytë 2014 me rritje janë disa nga degët me kontribut më të madh në ekonomi. Kështu grupi “Industri, Energji dhe Uji” u rritën me 6,28 % në tremujorin e dytë 2015, ku ndikimin kryesor e dha nëngrupi “Energjia elektrike”, që u rrit me 61,07 %. Aktiviteti i ndërtimit u rrit me 24,49 % më shumë se tremujorin e dytë 2014.
Grupi i degëve “Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport” u rrit me 1,02 %, grupi “Informacioni dhe Komunikacioni’ me 0,22 %, “Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit” me 4,43 %.
Me rritje rezulton dhe sektori i “Pasuri të Paluajtshme” me 0,34 % në tremujorin e dytë 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të 2014-tës, duke dëshmuar riaktivizim të tregut të pasurive të paluajtshme. Edhe grupi “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” pati rritje me 4,17 %.
Me rënie rezultojnë disa grupe të tjera, ku “Taksat” u ulën me 5,21% dhe “Subvencionet mbi produktet” me 11,64% në 3-mujorin e dytë 2015 kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2014. Po ashtu me rënie janë grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me 0,30 %, “Shërbime të tjera si Arte dhe argëtim, Aktivitete të tjera shërbimi, Aktivitete të familjes, Aktivitete të familjes për përdorim të vet, Aktivitete të organizatave ndërkombëtar” me rënien prej 0,79 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2014.
Kundrejt 3-mujorit të parë 2015, treguesi i Produktit të Brëndshëm Bruto është rritur me 0,23 %, ku ndikim kryesor dhanë hotelet, ndërtimi. Aktiviteti i Ndërtimit në tremujorin e dytë të vitit 2015 shënoi rritje me 14,06 % krahasuar me tremujorin e parër të vitit 2015. Grupimi “Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport” u rritën me 0,35 % në tremujorin e dytë, krahasuar me të parin e 2015-tës.
Me rënie të PBB-së rezultojnë degët “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” me 0,01 %, “Industri, Energji dhe Uji” me 3,22 %, “Informacioni dhe Komunikacioni” me 0,31 %, “Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit” me rënie 4,35 %, etj./ATSH/
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com