PBDNJ, Dule: Të ribëhet CENSUSI
Me Himarën Rama cënoi minoritetin

PBDNJ, Dule: Të ribëhet CENSUSI<br />Me Himarën Rama cënoi minoritetin
Kryetari i PBDN-së, Vangjel Dule pavarësisht se është pjesë e koalicionin qeverisës, ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, se nuk ka krijuar kushtet e duhura për minoritet, dhe se nuk respektohen. Kreu i PBDNJ-së foli në lidhje me censusin e popullsisë të 2011 duke e vlerësuar të dështuar, ndërsa tha se regjistrimi popullsisë duhet të bëhet nga e para, pasi minoritarëve iu është mohuar e drejta e vetëdeklarimit.  Nga Konferenca e 8-të e OMONIA-s, Dule preferoi të fliste dhe në gjuhën greke, ndoshta për të qënë sa më afër minoritetit grek. Kreu i PBDNJ-së, në atë pjesë të fjalës që foli shqip, tha se të drejtat e minoriteteve në Shqipëri nuk respektohen, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk ka krijuar klimën e dëshiruar nga minoritarët.

“Nuk kemi klimën e dëshiruar që do të përputhej me standardet e frymës dhe gërmës për respektimin e të drejtave të minoritetit. Kërkohet dinamikë tjetër në aspektin e të drejtave të minoritetit, të zhvishet mentaliteti nga steriotipet dhe paragjykimet. Nuk më ka rastisur deri më sot të trajtohen me prioritet të drejtat e minoriteteve. Shoqëria jonë duhet të edukohet me frymën se, të drejtat e minoriteteve janë të shenjta. Kush nuk do donte që Shqipëria të ishte shembull. Do ishim ne të parët që do ta përshëndesnim, por situata nuk është ashtu, e thotë Këshilli i Evropës. Gjatë regjistrimit të popullsisë në 2011 është shkelur parimi themelor i nenit 3 në Konventën Kuadër. Kjo konventë përcakton të drejtën e vetëdeklarimit. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ia hoqi këtë të drejtë. Ja pse duhet të merret një census nga e para, që të futen këto të drejta. Në vendin tonë nuk dihet kush janë minoritetet, ku jetojnë dhe sa janë. Si mund të pretendojë një shtet serioz se na respekton kur nuk e di kush janë, sa janë dhe ku jetojnë. Këto janë elementare”, deklaroi Dule.

Por ai nuk la pa përmendur dhe çështjen e Himarës si dhe interpelancën me shefin e qeverisë.  

“Pata debat me Ramën që thotë pse duhet të ketë anëtarë nga minoritetet në Këshillin Kombëtar të RTSH, sepse në vazhdimësi duhet të jetë edhe trashëgimia kulturore e minoriteteve në emisione të veçanta në gjuhën e minoritetit. Ne kishim një kandidaturë më të denjë krijues i njohur, botues i njohur, por në një kohë që ishim marrë vesh si me mazhorancën dhe opozitën nuk ndodhi. Nëse ligji nuk e ka në mënyrë taksative që duhet të jetë një anëtar nga minoriteti, kjo rrjedh nga Konventa Kuadër, duhet të amendohet edhe ligji. Jo vetëm ne si anëtarë të minoritetit, por ka edhe shumë qytetarë që i përkasin shumicës që e kuptojnë se është çështje barazie dhe koherence të garantohen të drejtat tona në legjislacion dhe implementimin e tij, e thekson edhe raport progresi i BE për vitin 2014. Sanksionimi i respektimit të drejtave nuk ekziston në ligj. Në Himarë na thotë se interesimi për minortetet duhet të jetë si për Kukësin dhe Tropojën. Himarjotët kanë veçoritë e tyre dhe dallimet, këto si bëjnë më të mirë a më të këqinjë por të barabartë. Kyreministri iu cënon barazinë, të drejtën e vetëdeklartimit. Këto kohë kanë ikur”, tha Dule.


Sipas tij sot është koha që në Shqipëri të ngrihen realitete evropiane për kërkesat e minoriteteve, ndërsa nuk nguroi të ofronte bashkëpunim dhe kontribut në këtë drejtim.


Rama: Dule s'di çtë bej me lirinë, ankohet për mungesën  e saj

E menjëhershëm ka qënë kundërpërgjigjia e kryeministrit Edi Rama. Në një status në rrjetin social Facebook,rama bën ironi me kreun e PBDNJ.   

"Vangjeli po me kujton atë shprehjen se kush nuk di çfarë të bëjë me lirinë ankohet për mungesën e saj", shkruan kryeministri Rama në Facebook. 

edi Rama



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë