SARANDE- PBDNJ ka çelur në Sarandë fushatën elektorale. Në fjalën e tij, kryetari i Omonies, Vasil Bollano, i dyti në listën e kandidatëve të PBDNJ, midis të tjerave tha: “Me censusin e bërë nga qeveria në 2011 donin të na humbisnin si minoritet, të humbisnin identitetin tonë dhe besimin tonë fetar. Ne për minoritetin në tërë këto vite që kanë kaluar kemi hapur shumë shkolla greke si në Sarandë, Himarë e Korçë. Qëllimi ynë i vetëm ka qenë për të mësuar fëmijët tanë.
Të dyja qeveritë, vijoi më tej Bollano, si ajo greke dhe kjo shqiptare duhet të respektojnë kufijtë”, tha ai. Edhe Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ, që është edhe kryesuesi i listës kandidat për deputet midis të tjerave tha: “Të mbrojmë të drejtat e minoritetit, pasi kjo qeveri na i ka shkelur ato. Të mbrojmë pronat tona, pronat fetare, tha Dule, pronat e komunave. Në 24 qershor, tha më tej Dule, zëri ynë do të dëgjohet në kuvendin e Shqipërisë, do të dëgjohet në qeverisjen e vendit për ta çuar Shqipërinë në Europë. Në parlamentin e ri PBDNJ do të përfaqësohet jo me një por me tre deputetë, kjo pasi mundësitë i kemi”, tha Dule.
/Shqiptarja.com