TIRANË - Reagon PBDNJ për mosdhëninen Shqipërisë të Statusit të vendit kandidat. “Zhvillimet e ditës së djeshme në lidhje me statusin e vendit kandidat të BE, nuk ofrohen dhe nuk duhet që të na çojnë në keqardhje, zhgënjim, dekurajim, por as edhe në insinuata antieuropiane”, nis deklarata përkatëse.
Sipas PBDNJ, nuk ka vend as edhe për akuza të ndërsjellta midis krahëve të spektrit politik të vendit. “Jemi të gjithë nën vëzhgimin dhe vlerësimin e qytetarëve dhe të shoqërisë, të cilët gëzojnë edhe atributin ekskluziv të ndarjes së përgjegjësive për nismat e ndërmarra dhe ato të munguara”, thuhet më tej në deklaratë.
PBDNJ ka theksuar se ajo që kërkohet në realitetin e krijuar është reflektimi. Reflektim me kah nga vetja. Me objektiv rikonceptimin e rrugës sonë europiane, e cila nuk do të mbështetet, si edhe deri më sot vetëm në rekomandimet e strukturave europiane për detyra shtëpie të pakryera ose të kryera përgjysmë, por në prioritete që burojnë nga nevojat jetike, imediate dhe afatmesme të qytetarëve, shoqërisë edhe vendit për europianizim të mirëfilltë të çdo qelize të jetës së vendit: shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale, respektimit real të të drejtave te njeriut dhe minoriteteve, ekonomisë zhvilluese dhe konkurruese, garantuese të mirëqenies dhe kohezionit social.
Në këtë drejtim PBDNJ propozon strukturimin e një task-force të nivelit më të lartë politik, gjithëpërfshirëse, e cila do të garantonte konsensusin më të gjerë të mundshëm si edhe monitorimin dhe koordinimin efektiv të të gjitha strukturave legjislative dhe ekzekutive, që kanë për objekt integrimin europian të vendit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com