PD: 103 mln $ për ish të burgosurit
Greva e aleancës Rama-Tufa
Partia Demokratike ka hedhur sërish akuza ndaj kreut të Partisë Socialiste Edi Rama se ka organizuar në bashkëpunim me Skënder Tufën grevën e ish të përndjekurve politik. Zëdhënësja e selisë blu, Silvi Bardhi deklaroi sot se kësaj shtrese u janë dhënë deri më sot 103 milion dollarë dhe mbi 2200 apartamente banimi.
TIRANE- Partia Demokratike vazhdon të akuzojë kreun e opozitës Edi Rama se ka organizuar në bashkëpunim me Skënder Tufën grevën e ish të përndjekurve politik. Zëdhënësja e selisë blu, Silvi Bardhi deklaroi sot se kësaj shtrese u janë dhënë deri më sot 103 milion dollarë dhe mbi 2200 apartamente banimi.
“Në funksion të Aleancës së re Rama- Tufa kryetari i Partisë Socialiste kishte urdhëruar deputetët e tij të thërrisnin me urgjencë në seancë dëgjimi Ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi lidhur me zbatimin e ligjit për dëmshpërblimin e të përndjekurve politik nga mazhoranca aktuale. Ai i informoi shqiptarët se në përputhje me këtë ligj martirëve të gjallë të lirisë u janë dhënë deri sot 103 milionë dollarë dhe lek privatizimi, si dhe mbi 2 mijë e 200 apartamente banimi, 2 mijë e 751 fabrika ndërmarrje, linja prodhimi, hotele, klube e njësi të tjera shërbimi të privatizuara me çmime simbolike me lek privatizimi si dhe 71 shoqëri aksionare”, theksoi zëdhënësia e PD.
Sipas saj, “ish të përndjekurit kanë marrë apartamente banimi, së paku 240 mijë Dollarë të tjera dhe kanë privatizuar me çmime simbolike me lek privatizimi fabrika, objekte dhe toka turistike mbi 400 mijë Dollarë”.
PD u ka bërë thirrje grevistëve të mos bien pre e manipulimeve politike, pasi në kategoria e ish të përndjekurve politikë, thuhet në deklaratë, nuk janë dëmshpërblyer me asnjë qindrakë gjatë kohës kur PS ishte në pushtet.
(su.fu/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.8%
-
Jo
53.9%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 3568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21
-
Hezbollah: Ende duhet të shqyrtojmë marrëveshjen e armëpushimit para se qeveria e Libanit ta nënshkruajë
26 Nëntor, 21:16
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull
26 Nëntor, 20:55
-
CNN: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës
26 Nëntor, 20:48