TIRANE- Menjëherë pas përfundimit të tubimit të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se në sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishin rreth 150 mijë protestues, një shifër kjo shumë e lartë. Nga një përllogaritje e bërë, që nga podiumi ku mbajti fjalën kreu i PD-së, që ishte edhe vija fundore e protestuesve deri në afërsi të urës që Lanës është një distancë rreth 100 metra, ndërsa nga muri i Kryesisë së Kuvendit deri tek kordoni i policisë është një distancë rreth 30 metra, pra që tregon se e gjithë protesta ishte e vendosur në një hapësirë prej 3 mijë metrash katrorë.

Sipas ekspertëve të fushës, në tubime elektorale mesatarja e pjesëmarrejs së protestuesve është 1.5 persona për metër katror. Por duke parë se densiteti i tubimit të djeshëm të Partisë Demokratike, llogaritet me një tolerancë të madhe një pjesëmarrje pre 2 personash për metër katror pasi desitetit më i madhë ishte afër podiumit ku foli Basha ndërsja pjesa tjetër kishte një denistet më të vogël militantësh. Kësisoj nga një përllogaritje shumë e thjeshtë rezulton se numri i pjesëmarrsëve nuk ishte më i madhe se 6 mijë persona, shifër kjo e llogaritur me një tolerancë të madhe.

Edhe ky numër është shumë i madhë në protesta por jo aq i ekzagjeruar sa e bëri Parta Demokratike dhe ish-kryetari i tyre Sali Berisha. Por Berisha në postimin e tij nuk la pa theksuar se këto protesta do të vijojnë në demostrata, greva duke shtuar se “Mashtruesit që shkelmuan dinjitetin tonë duhet të marrin ndëshkimin e merituar”. “150 mijë në shesh kundër klikës Rama-Meta. Protesta më gjigande në 23 vite.

Ky është vetëm fillimi. Mirënjohje, mirënjohje, përulem me nderim para ju prtoestuesve që i kthyet sot shpresën e pashuar shqiptarëve. Përpara për protesta, greva, demostrata të tjera”,- shkruna Berisha në “facebook”. Pavarësisht shifrës së paraqitur nga Partia Demokratike, vlen të theksohet fakti se pejesa më e madhe e demostruesve të djeshëm kishte ardhur nga rrthet e vendit, ku PD kishte paguar autobuzat dhe furgonët për të sjell militantët në Tiranë.

Shkrimi u publikua sot (21.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)