PD "2 në 1", përmbledh akuzat për
OSHEE-në dhe ministrin Ilir Beqaj

PD OSHEE-në dhe ministrin Ilir Beqaj">
TIRANE - Edhe gjatë ditës së sotme Partia Demokratike ka përsëritur akuzat në mënyrë të përmbledhur ndaj OSHEE dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Në një deklaratë për mediat deputeti demokrat Edmond Spaho tha se Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike ka dhënë miliona për deputetët socialistë dhe të LSI-së.

Nga selia blu Spaho nënvizoi se firma që ka përfituar tenderin për rikonstruksionin e zyrave të OSHEE ka ndërtuar me kosto 4 herë më të lartë nga miku i Edi Ramës.

Deputeti Spaho vijoi akuzën edhe ndaj ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili sipas tij ka krijuar kushte për favorizim ndaj kompanisë Intech plus, ku ka qene bashkethemelues para se te vihej ne krye te Shendetesise shqiptare.
 
Deklarata e plotë e PD-së:
Milionat që OSHE ka dhënë për deputetë të Edi Ramës, kandidatë për kryetarë bashkie apo donator të Partisë Socialiste apo LSI-së, kryesisht janë ndarë me negociim pa shpallje gare. Me porosi; hajde dhe merr nga thesi ca miliona.

Kështu ka funksionuar për dy vite OSHE-ja, e cila shperdoron milionat e gjakut të shqiptarëve, paratë qe i ka mbledhur me dhunë, me forcë, me burg.
Majmen njerëzit e Edi Ramës me paratë që u morën jetën Qamil Zelës, Llazi Nasit, Gjovalin Lazrit, Arif Dodës.

Bëjnë pasuri me këto miliona deputetë dhe klientela e Edi Ramës, teksa lihen në errësirë fëmijë të porsalindur, pleq të vetmuar, dhe çohen në burg njerëzit e pamundur.
Për çfarë duheshin marrë me dhunë këto para kur nuk investohet ne përmirësimin e furnizimit me energji e evidentuar tek hidrovorët që nuk punonin gjatë përmbytjeve apo tek ndërprerja e vazhdueshme e dritave kudo në vend. Këto para u duheshin marrë me dhunë qytetarëve që ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës të kapte 5 miliardë lekë për rikonstruksion zyrash. Sipas llogarive të bëra, ndërtuesit të Ramës i janë dhënë para për të bërë punime rregulluese që shkojnë 1639 euro metri katorë. Ndërkohë që për të ndërtuar një godinë të re kostoja është 4 herë më e vogël.

Këto para u duheshin marrë me dhunë qytetarëve që të merrte pa tender Safet-kandidati i Edi Ramës në Kamëz, 850 milionë lekë për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike sikurse mori edhe kompania e Pjerin Ndreut, 340 milionë lekë.

Kur ndahet torta nuk mungon i kudondodhuri i korrupsionit, Ilir Beqa, me kompaninë e tij Intech plus, që ngjeu lugën edhe me paratë e OSHE-së. 970 milionë lekë ka përfituar Sadri Abazi, një tjetër kanakar i Edi Ramës. Një lukuni donatorësh, deputetësh, miqsh të Edi Ramës janë sulur e kanë mbushur xhepat me paratë e shqiptarëve, pa tender, pa garë, me negociim nëse ju mjaftojne për tu ngopur ose jo.Si hienat merr, shqyej, mbush trastën e ik. Kjo është banda e OSHE, këto janë arritjet e mëdha të Edi Ramës. Një korrupsion i pamasë e i pështirë qe tallet me skamjen dhe me jetën e qytetarëve të vendit.

Eshtë koha për t’i ndalur zullumqarët e zhytur në vjedhje e zhvatje.

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!