PD: 200 socialistë dibrane kanë
vendosur t’i bashkohen të djathtës

PD: 200 socialistë dibrane kanë<br />vendosur t’i bashkohen të djathtës
Rreth 200 socialistë dibrane kanë vendosur t’i bashkohen sot PD. Vendimi është bërë i ditur në një takim të organizuar në pallatin e kulturës në Peshkopi ku i ftuar ishte dhe kryetari i PD Lulzim Basha.

Duke shprehur zhgënjimin e madh për partinë e tyre, braktisjen dhe mashtrimin ata kanë grisur në mënyrë simbolike teserat e PS.  Socialistët dibranë janë shprehur: “Edi Rama i ka harruar socialistët, ata enden rrugëve të papunë, pa bukë ndërsa pasurohen vetëm një grusht njerëzish".
  
Gjatë takimit me banorët Lulzim Basha është shprehur: "PD, mes aleancës me një tufë horrash dhe banditësh për të ardhur në pushtet do të zgjedhë gjithmonë aleancën me shqiptarët e ndershëm e socialistët e ndershëm.

Sot na bashkon një hall i madh që ka kapur jo vetëm degën e socialistëve të Dibrës por anembanë Shqipërisë. Sepse një grusht njerëzish vendosin kush do punësohet, kush merr tendera kush merr pasuritë e shqiptarëve.
 
Sepse të gjithë e dinë që Muharem Rama nuk është kandidat i PS po i një allishverishi që dorëzon me letra 50% të pushtetit. E nesër do jetë 60, 70 % derisa ta marrin në dorë bandat kriminale.
 
Qindra socialistë na kanë çuar mesazhe ku na bëjnë me dije se do të bashkohen si shqiptarë rreth kandidaturës së Sherefedin Shehut për t’i dhënë Dibrës menaxherin e duhur dhe për të mos e lënë në dorë te bandave.
 
Politika që e trajton Shqipërinë si plaçkë për ta ndarë me një grusht banditësh dhe kriminelësh nuk është rruga e shqiptarëve. Sot ju zgjodhët të mos të heshtni por të flisni me zë të larte për t’iu bashkuar një kauze të drejtë që nuk është e majtë as e djathtë por është kauza për kthimin e Dibrës dibranëve dhe kjo me kryebashkiak Sherefedin Shehun".


basha diber
basha diber

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?