PD 30 amendime për buxhetin
i rikujton premtimet qeverisë
Partia Demokratike pritet që të dorëzojë në Kuvend draftin me mbi 30 amendamente lidhur me projketbuxhetin e qeverisë për vitin 2014, të cilat ndryshojnë plotësisht projektin e Qeverisë për ekonominë shqiptare për vitin e ardhshëm.
TIRANE-Partia Demokratike pritet që të dorëzojë në Kuvend draftin me mbi 30 amendamente lidhur me projketbuxhetin e qeverisë për vitin 2014, të cilat ndryshojnë plotësisht projektin e Qeverisë për ekonominë shqiptare për vitin e ardhshëm. Në këtë draft mësohet se PD do të kërkojë faljen e gjobave të vendosura gjatë periudhës 1 janar-15 shtator 2013 për të gjithë tatim paguesit, heqja e akcizës së naftës për bujqësinë dhe aktivitetet rurale të ngjashme për të gjithë fermerët si dhe një sërë ndryshimesh të tjera në lidhje me draftin e propozuar nga qeveria. “Heqja e tatimit mbi vlerën e shtuar TVSH, mbi energjinë për të gjithë qytetarët shqiptar. Mosrritja e çmimit të naftës, heqja e taksës së qarkullimit mbi benzinën dhe gazolin që përdoret për bujqësinë dhe aktivitet rurale të ngjashme”, janë një pjesë e ndryshimeve që pritet të paraqiten nga PD.
Asnjë prej kwtyre amendamenteve nuk bën pjesë në programin elektoral që Partia Demokratike paraqiti gjatë zgjedhjeve. Të gjitha amendamentet e opozitës ose janë premtime të Partisë Socialiste gjatë fushatës dhe pjesë e programit qeveritar të Kryeministrit Edi Rama ose janë propozime që tentojnë të rikthejnë disa taksa në nivelin e tyre aktual. Duke u faktuar shqiptarwve, siç thotë opozita në të gjitha amendamentet e saj, se Kryeministri Rama i mashtroi për t'u marrë votën.
Të tilla demokratët konsidërojnë uljen e borxhit publik duke ulur shpenzimet e Qeverisë amendamentet për shëndetësinë falas, që sipas tyre buxheti 2014 e fakton një mashtrim elektoral, legalizimet falas, uljen e akcizës për karburantët në nivelin aktual dhe heqjen e saj për fermerët, heqjen e TVSH-së për ushqimet e shportës dhe disa amendamente që synojnë sipas opozitës rikthimin e mbrojtjes nga taksimi i lartë për disa kategori. Duke kujtuar premtimin se do të ulë taksat për 95 përqind të shqiptarëve, partia Demokratike shprehet në cdo amendament të saj se qeveria duhet t'i miratojë ato për të treguar se është qeveria e premtimeve të mbajtura dhe jo qeveria e mashtrimeve.
Shkrimi u publikua sot (26.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1653
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26