Sipas tij, ky fakt tregon se edhe këtë vit droga është alternativa e vetme e qeverisë Rama dhe e ministrit Tahiri.
Duke bërë një përmbledhje të sasisë së sekuestruar gjatë këtyre ditëve të fundit, Alibeaj akuzon kryeministrin Rama dhe Tahirin se i ofrojnë lehtësi për ta transportuar drogën jashtë vendit.
“Në 10 ditët e para të këtij vitit, rreth 4 ton e gjysëm drogë, kanë kaluar përmes kufinjve të Shqipërisë në drejtim të Italisë dhe Greqisë. Këto të dhëna tronditëse, dëshmojnë qartë se karteli qeveritar i drogës vazhdon pa ndalesë aktivitetin, dhe qeveria, Rama e Tahiri, i ofrojnë atyre rregullisht lehtësitë për ta transportuar brenda vendit, e për të kaluar kufinjtë tanë”, u shpreh Alibeaj gjatë një konference për shtyp.
Gjithashtu, Alibeaj shprehet se PD po punon shumë për të larguar këtë të "keqe" nga pushteti, si dhe premton se me ardhjen e tyre do të krijohet një qeveri që do të krijojë mundësi për zhvillim e punë të ndershme.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)