PD:41-vjeçarja që tentoi vetëvrasjen
pjesë e tragjedisë që sjell kjo qeveri

PD:41-vjeçarja që tentoi vetëvrasjen<br />pjesë e tragjedisë që sjell kjo qeveri
TIRANË - Partia Demokratike ka reaguar mesditen e sotme në lidhjen me rastin e 41-vjeçares nga Burreli e cila kërcënonte me vetëflijim për shkak se sipas saj e kishin larguar nga puna për bindje politike.

“Drama e 41 vjeçares Nexhmije Bushi, nënës dhe bashkëshortes nga Burreli, që tentoi vetëvrasjen pas largimit nga puna, është pjesë e tragjedisë që po shkakton prej dy vitesh qeveria me spastrimet e pamotivuara, për të hapur vende pune për militantët e saj.”-deklaroi zëdhënësja e PD, Orjela Nebija.
 
Më tej Nebija i ka kërkuar Prokurorisë që të hetojë rastin e largimit nga puna të 41-vjeçares duke theksuar se Partia Demokratike dënon flakjen në rrugë të profesionistëve për të trafikuar më pas vendin e punës.

Deklarata e plotë e zëdhënëse së Partisë Demokratike
Drama e 41 vjeçares Nexhmije Bushi, nënës dhe bashkëshortes nga Burreli, që tentoi vetvrasjen pas largimit nga puna, është pjesë e tragjedisë që po shkakton prej dy vitesh qeveria me spastrimet e pamotivuara, për të hapur vende pune për militantët e saj.

Nexhmije Bushi ka arsimin e duhur për punën që bën në OSHEE, dhe ajo punon në këtë sektor prej 17 vitesh. Por i besuari i Edi Ramës në Burrel, kryetari socialist që është dhe shef i madh i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë për rajonin, e ka hedhur në rrugë pa asnjë motiv, për t’i hapur vendin militantit pa arsimin përkatës.
 
Bashkëshortja dhe nëna që në dëshpërim e sipër tentoi vetëflijimin nga kjo padrejtësi që nuk ka ku ta apelojë e nuk ka ku ta zgjidhë, sepse sistemi i instaluar nuk sheh e nuk dëgjon po nuk pate lidhje politike, ka mbaruar politeknikumin pra është specialiste e fushës dhe prej 17 vitesh ushtron detyrën në mënyrë korrekte.
 
Partia Demokratike e dënon ashpër këtë akt të oligarkut lokal socialist, i cili nën modelin e udhëheqjes në Tiranë, flak në rrugë profesionisten për të trafikuar më pas vendin e punës.

Partia Demokratike e inkurajon prokurorinë në hetimin e nisur për këtë ngjarje, për këtë nxitje çnjerëzore drejt vetëvrasjes së një nëne.

Qytetarët po e shohin çdo ditë se banda e OSHE ka përfunduar në duar të inkriminuarish, të paaftësh, hajdutësh me precedentë penalë. Por një ditë të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për padrejtësitë që po u bëjnë qytetarëve të pamundur të vendit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot