PD: Administrata në presion politik
Ja format e dhunimit të votës

PD: Administrata në presion politik<br />Ja format e dhunimit të votës
Qeveria po vë nën presion politik administratën publik kjo sipas deklaratës së Partisë Demokratike e ardhur sot përmes përfaqësuesit ligjor Ivi Kaso.“Rama ka urdhëruar drejtorët në administratë të bëjnë presion për votat”, tha Kaso në daljen e tij për mediat

“Çdo drejtor, çdo shef, çdo pergjegjës, çdo person që ka marr një fije pushtet nga PS, dhe nga LSI do ketë detyrë konkrete. Dhe detyra konkrete do të jetë: Sa kuti votimi do të kesh ti nën përgjegjësinë tënde personale”. Konstatimi i këtyre shkeljeve dhe dhunimeve të standarteve zgjedhore  detyruan institucionet ndërkombëtare të flasin njëzëri dhe të dënojnë edhe në raportet paraprake; presionin politik ndaj administratës, zgjedhësve dhe institucioneve, blerjen masive të votës, dhe përfshirjen e kontigjentit kriminal, që minuan besimin e qytetarëve tek procesi zgjedhor"- tha Kaso

Ndërkohë Kaso denoncoi edhe blerjen sipas PD nga Ilir Meta dhe Edi Rama të Kryetarit të Komunës Mollas, Agron Hysa duke i dhënë 8 miliardë e 600 milionë lekë tender përpara zgjedhjeve të 21 qershorit, në këmbim të votave dhe të fushatës për kandidatin e saj në Cërrik.

"Ky tender ishte në kundërshtim të hapur me ligjin, pasi fituesi i shpallur që u ble nga qeveria për ti shërbyer kandidatit të Ilir Metës në Cërrik, kishte bërë ofertën më të shtrenjtë financiare, pothuajse sa fondi limit.Kjo shkelje duhet të jetë subjekt i Prokurorisë, por mbetet një nga rekordet shembullore të blerjes së votës në zgjedhjet e fundit nga dyshja Rama-Meta.

"Format e blerjes së votës, të presionit dhe shkeljes së standardeve nga dyshja Rama Meta kanë qenë të gjithanshme. Kemi këtu një dokument të bërë publik nga media, që Partia Socialiste e ka shpërndarë masivisht tek funksionarët publikë në institucione. Ky dokument, shërbente për të evidentuar në listë nëpunësit e administratës shtetërore, për të kontrolluar votën e tyre, dhe për t’u bërë atyre presion me largim nga puna në rast se nuk hidhin votën për kandidatët e qeverisë, duke i gjurmuar ata deri tek qendra e votimit.Ky dokument dhe kjo metodë është dëshmi e presionit kriminal ndaj administrates publike, e shantazhimit të saj sistematik për ta detyruar të votojë kandidatët e qeverisë."
-shtoi Kaso.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën