PD:Afera e Ramës me Skavicën,ja
pyetjet për të cilat duhet përgjigje

PD:Afera e Ramës me Skavicën,ja<br />pyetjet për të cilat duhet përgjigje
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma në një dalje për mediat ka shtuar disa pyetje për Kryeministrin evendit, sa i takon çështjes së hidrocentralit të Skavicës.
 
Duma ka thënë se ky projekt i është dhën një kompanie turke, megjithatë ka pyetur se kur ky projekt u dha? pse e mbajti të fshehur këtë fakt qeveria? kush janë zyrtarët e përfshirë? dhe përse këtëfakt e ka bërë të duitur kompania e jo qeveria jonë?
 
Po ashtu, ajo ka pyetur edhe për faktin nëse kompania turke është apo jo e dyshimtë për aktivitetine  saj?
 
Ja deklarata e plotë e Grida Dumës
Skavica, projekti më i madh energjetik në vend, është gjithashtu një nga pazaret dhe aktet korruptive më të mëdha të Edi Ramës.
Partia Demokratike e denoncoi këtë aferë të Edi Ramës, ditën kur ai shkoi në Turqi dhe bëri bisedimet private, sekrete.
Atëkohë, qeveria e mohoi, por më vonë, Arben Ahmetaj e pranoi në ekran aferën e Ramës, me krenari madje si bum investimi.
Arben Ahmetaj në ekran;
Janë disa pyetje që kanë sot qytetarët dhe opinioni publik;
Kur qeveria e mori vendimin me 23 dhjetor, tia japë skavicën firmës turke, pa garë, pa transparencë, përse e mbajti të fshehur dhe e shpalli me 7 janar?
Kush janë zyrtarët e tjerë të qeverisë, që kanë vijuar negociatat sekrete të Edi Ramës me kompaninë turke?
Përse vendimin e shpall kompania turke, përpara se sa ta bëjë publike qeveria shqiptare?
Dhe, a është firma e përzgjedhur nga Edi Rama, në listën e zezë për shkak të aktiviteteve të saj të dyshimta, e shpallur si e tillë nga autoritetet turke dhe ndërkombëtare?
Partia Demokratike do të bëjë transparencë deri në fund, për një nga pazaret më të mëdha të Edi Ramës me pasurinë e vendit.
Shqiptarët meritojnë transparencë, dhe Edi Ramës e pazareve të tij kanë për ti dhënë përgjigjen e merituar.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump u ndaloi gazetarëve të ndjekin momentin kur ai votoi

SHBA/ Trump u ndaloi gazetarëve të ndjekin momentin kur ai votoi