PD: Afera Rama, 9 mln e gjysëm
dollarë për ndërtimin e 950 m rrugë‏

PD: Afera Rama, 9 mln e gjysëm<br />dollarë për ndërtimin e 950 m rrugë‏
Partia Demokratike ka akuzuar sot Kryeministrin Edi Rama se, ka dhënë 9 milion e gjysëm dollar për rikonstruksionin e një rruge e cila është e gjatë 950 metra në Lin të Pogradecit.

Në një dalje për mediat, Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma​ e ka konsideruar këtë si një aferë skandaloze, që Rama ka ndarë me miqtë e tij.

Sipas saj, tenderi për këtë rrugë ka edhe paligjshmëri të tjera, ndër të cilat përmend mungesën e mbikqyrësit të punimeve, apo edhe favorizim të kompanisë që ka ndërtuar këtë rrugë.

Duma ka thënë se, 9 milion e gjysëm dollarë jepen pa garë dhe me fitues të përcaktuar.

Ja deklarata e saj
Një aferë skandaloze zbulon mekanizmin se si Edi Rama dhe qeveria e tij ndajnë paratë e shqiptarëve me miqtë e tyre.
Mbi 9 milionë e gjysëm dollarë, ose 9 miliardë e 720 milionë lekë i ka dhënë Edi Rama një firme ndërtuese për të bërë më pak se një kilometër, saktësisht 950 metra rrugë në Lin të Pogradecit.
Nuk është një shaka e 1 prillit, por kjo është në praktikë marrëveshja e 1 prillit.
Një shifër rekord abuzimi dhe korrupsioni.
Përveç kësaj, ky tender ka dhe paligjshmëri të tjera, si fakti që mungon mbikqyrësi i këtyre punimeve. Një kërkesë kjo e ligjit, dhe ende nuk ka një mbikqyrës të shpallur zyrtarisht nga autoriteti rrugor, të dhëna këto që mungojnë edhe në tabelën e objektit, siç mund ta dalloni edhe në foton në ekran.
Qeveria me kontratën e lidhur me 2 shkurt ka favorizuar firmën PE-VLA-KU, pasi siç shihet qartë nga dokumentacioni, ky ndërtues ka marrë 99 përqind të fondit limit.
Eshtë e dukshme se nuk ka pasur garë.
9 milionë e gjysëm dollarë për 950 metra rrugë  kanë shkuar drejt e tek miku i qeverisë.
Cila është pjesa e Edi Ramës në këtë aferë, i cili jo më kot cilësohet edhe nga mediat ndërkombëtare si politikani më i pasur në Europë?
Kjo është pra oligarkia në veprim, ku 9 milionë e gjysëm dollarë jepen pa garë, me fitues të përcaktuar, për vetëm 950 metra rrugë.
Ky është korrupsioni galopant dhe alarmant i Edi Ramës me paratë e shqiptarëve.
Kjo është hajdutëria e al-kaponeve në pushtet.

pd per rruren

pd per rruren

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!