PD: Ahmetaj dhjetra çarter e mijëra
euro fluturime për afera korruptive‏

PD: Ahmetaj dhjetra çarter e mijëra<br />euro fluturime për afera korruptive‏
Partia demookratie ka akuzuar Ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj se ai ka bërë dhjetra çarter e qindra mijë euro fluturime për afera korruptive.

Ka qenë deputeti Sherefedin Shehu që nga foltorja e PD-së nga ku ka nxjerrë disa të dhëna, kus shihet pasaporta e tij në udhëtimet me çarter.

ahmetaj

ahmetaj
ahmetaj

Shehu ka theksuar se udhëtimet e ministrit janë të dyshimta dhe se ato janë unike, duke shtruar edhe pyetjen se ksush i ka sponsorizuar këto udhëtime.


Ja deklarata e tij e plotë

Arben Ahmetaj pranoi dje se ka bërë dhjetra fluturime çarter, avionë të vënë ekskluzivisht në dispozicion për të.
Ja ku i keni të dhënat në ekran. Fotokopja e pasaportës, numrat e tij personal dhe numri i udhëtimeve me çarter.
Kështu, rasti i Arben Ahmetajt është një rast i paprecedent ku një ministër shqiptar bën udhëtime të tilla të dyshimta, në fshehtësi, me luks marramendës.
Ky abuzim i Ahmetajt është unik, i pahasur më parë as për krerët e shtetit dhe jo më për ministra.
Një fluturim çarter kushton të paktën 40 mijë euro, dhe me shëtitjet e tij prej sheiku, Ahmetaj ka shpenzuar qindra mijë euro.
Ky është një rast flagrant abuzimi dhe korrupsioni, dhe Arben Ahmetaj e ka për detyrë të tregojë ku ka shkuar, për çfarë, dhe kush ia ka paguar udhëtimet.
Cili koncesion është dhënë, ose cila pasuri e vendit është falur pas këtyre fluturimeve çarter të Ahmetajt.
A kanë lidhje këto çartera me landfillin e Elbasanit, me aferën Skavica apo me koncesionin e TVSH-së?
Ky eshte model dhe korrupsion i përmasave të republikave të dështuara afrikane.
Arben Ahmetaj i zhytur në disa skandale përpara fluturimeve me çarter, duhet të hetohet e të shkojë para drejtësisë, dhe nuk duhet lejuar që të marrë një detyrë të re të rëndësishme si ajo e Ministrit të Financave.
Asnjë qytetar i vendit nuk mund të pranojë të ketë Ministër të Financave një hajdut të këtyre përmasave, prandaj kërkohet që më pare ai duhet të japë llogari për pazaret e tij.
Emërimi i tij si Ministër i Financave është një sulm, një ofensivë e re, më e babëzitura që Edi Rama ka shpallur ndaj financave publike për t’i zhvatur me një dorë akoma më të rëndë se ajo e Canit.
Emërimi i Arben Ahmetajt është reduktimi brutal, pa doreza, i qeverisjes në një punë të vetme: të bëjnë para.
Emërimi i Arben Ahmetajt është lufta e re, më e zeza, që Edi Rama u shpall zgjedhjeve të lira, sepse kërkon t’i vendosë që tani në rrethimin e parave të pista.
Emërimi i Arben Ahmetajt është lufta e re që Edi Rama i shpall opozitës, Partisë Demokratike dhe gjithë shqiptarëve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE