PD akuza Ahmetajt dhe SPAK: Janë devijuar qëllimisht hetimet! Prokurorët kanë fshehur provat e akteve të korrupsionit

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo ka denoncuar Arben Ahmetajn duke e akuzuar se udhëtimet e tij janë paguar nga Klodian Zoto.

Në një deklaratë për mediat hodhi edhe akuza ndaj SPAK duke thënë se prokurorët e posaçëm kanë kryer vepra penale duke fshehur prova.

Po ashtu, Garo u shpreh se prokurorët kanë devijuar qëllimisht hetimet për të ruajtur ish-zëvendëskryeministrin. 

“Klodian Zoto i inceneratorëve ka shërbyer si agjensi turistike për ministrin-kanakar të Ramës dhe zëvendësin e tij, Arben Ahmetaj. Dhjetëra mijëra euro janë paguar me kartën e kreditit të Zotos për udhëtimet e luksit në Europë të ish-zv/kryeministrit, ish-gruas dhe një prej partnereve të tij. Provat janë bërë publike nëpërmjet një padie në SPAK, por prokurorët Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho i kanë shpërfillur, duke provuar për të disatën herë se drejtësia e re është në xhepin e qeverisë.

Për një drejtësi të pavarur dhe SPAK të pakapur, do të mjaftonte fakti që, pronari në letër i incenaratorëve, Zoto, i paguan ministrit që jep lejet, Ahmetaj, udhëtimet dhe hotelet në Europë, për të hapur menjëherë çështjen ndaj zyrtarit të lartë. Për prokurorët, sado syleshë të jenë, duhet të mjaftonte fakti se Zoto i djegsave ka djegur para të taksapaguesve shqiptarë, duke paguar udhëtimet, si të ish gruas ashtu edhe të partneres së ministrit Ahmetaj. Pa qenë nevoja të kthehet në polici morali, SPAK duhet të lexonte konfliktin flagrant të interesit të ish-ministrit.

Edhe studenti i ditës së parë të vitit të parë të Juridikut do ta lexonte këtë konflikt interesi, këtë akt korrupsioni, këtë shpërdorim dhe vjedhje të hapur, përveç prokurorëve të SPAK, që me qerren e drejtësisë kapin lepujt, por jo tigrin e korrupsionit të qeverisë. Prokurorët kanë pasur në dorë si tabulatet telefonike, si emailet e Klodian Zotos për hotelet luksoze në Europë, ashtue dhe hyrje-daljet në sistemin TIMS. Provat janë aty dhe mosveprimi i tyre është provë se edhe ata janë të përzier në skemë. Nuk mund ta besojmë se janë aq të paaftë dhe budallenj!

Dy prokurorët e SPAK kanë kryer vepra penale duke fshehur prova dhe duke devijuar qëllimisht hetimet për të ruajtur zëvendëskryeministrin e Rilindjes dhe një nga etërit themelues të bandës së djegsave.  Për të kuptuar standardin e dyfishtë të SPAK, i kujtojmë publikut se Etleva Kondi, një drejtoreshë në varësinë e Ahmetajt, zyrtare e nivelit të mesëm, është marrë e pandehur. Ndërkohë ‘tigri me Hermes’, gra dhe hotele, të paguara nga një person prej muajsh në kërkim ndërkombëtar, shijon paratë e shqiptarëve, të dhëna nga Rama për djegësa që nuk ekzistojnë.

Për të kuptuar se prokurorët Nakuci dhe Braho nuk janë raste të shkëputura dhe fatkeqe, por shëmbëlltyrë e asaj se SPAK është kthyer në sistem të mbrojtjes së të keqes dhe minues i interesit të publikut, u kujtojmë se prokurori Alfred Shehu, e ka mbyllur çështjen kundër kolegëve të tij. Mesazhi është i qartë: ata që mbrojnë të paprekshmit në qeveri, kthehen vetë në të paprekshëm.

Mesazhi i Partisë Demokratike është i palëkundur: nuk ka vrimë që mund t’i zërë minjtë e korrupsionit të qeverisë dhe drejtësisë. Herët a vonë, ata do të përgjigjen një më një për ngritjen e një sistemi që ua merr shqiptarëve dhe ua jep një grushti hajdutësh me çizme. Ato duar që kanë firmosur kontrata vdekjeprurëse për buxhetin e shtetit dhe xhepin e qytetarit, dhe që mbajnë orë të shtrenjta, dalë nga vjedhja e këtyre kontratave, do të provojnë edhe metalin e ftohtë të prangave. Që kushtojnë pak, por rëndojnë shumë”, tha Garo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DOKTOR SALLASO: 09/03/2023 20:46

    PO. Hera e pare pajtohem me ty bukuroshja e Dr.Berisha! Keni të drejtë! Ata nuk lëvizin në mënyrë lineare! Ata (njerëz të zbatimit të ligjit) priren të “blejnë kohë”. Me shumë akuza, Ahmetaj duhet të çohet në sallën e gjyqit. Gjykata duhet të vendosë për fatin e tij! Nëse Ahmetaj do të ishte shumë i pastër, mund të dilte vullnetar dhe të deklaronte: "Mirë djema, unë jam figurë politike dhe duhet të jem i pastër para popullit tim!"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës