PD akuza Ballukut: Kampione e abuzimeve, mashtroi shqiptarët për pagesat e autostradës

PD akuza Ballukut: Kampione e abuzimeve, mashtroi shqiptarët për pagesat e autostradës

Endri Hasa

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku për dhënien me koncension të autostradës Tiranë-Durrës. Ai ka hedhur akuza ndaj saj duke thënë se po mashtron shqiptarët.

Sipas Hasës shqiptarët do të paguajnë 2.5 - 5 euro për të kaluar në autostradë. Ai deklaroi se kur PD të vijë në pushtet shqiptarët nuk do paguajnë asnjë qindarkë për të kaluar në këtë rrugë.

"Pak ditë më parë Partia Demokratike paralajmëroi shqiptarët se qeveria në ikje e Edi Ramës ka nisur të zbatojë projektin urgjent të grabitjeve të reja të shqiptarëve me moton “të kapim ç’të kapim”.

Një nga këto grabitje është dhënia me koncesion e autostradës Tiranë - Durrës, për kalimin në të cilën shqiptarët nga veriu në jug do të paguajnë nga 2.5 - 5 euro. Në krye të grabitjes së madhe të qytetarëve, Edi Rama ka vendosur kampionen e abuzimeve, Belinda Balluku.

Ministrja e Transporteve i mashtroi sot shqiptarët, kur tha se nuk kishte ardhur koha e detajeve për pagesën.

Fituesi për dhënien me koncesionin të autostradës Tiranë - Durrës dhe bërjen e saj me pagëse është i paracaktuar nga qeveria e Edi Ramës, njësoj si vendimi korruptiv për autostradën Durrës - Kukës.

6 muaj më parë Ministria e Transporteve pranoi publikisht se bërja e rrugës me pagesë është popozim i një kompanie indiane, prapa së cilës qëndron ndërtuesi i stadiumit kombëtar, i përzgjedhur pa garë nga Edi Rama.

Për Austostradën Tiranë - Durrës qeveria ka shpenzuar 3 vitet e fundit të paktën 4 milionë euro për veshjen me palma, për ndërrimin e tyre me pisha, për arnimin e gropave dhe për projektimin e zgjerimit. Këto para po hidhen në kosh, sepse Edi Rama dhe Belinda Balluku kërkojnë të grabisin me qindra milione euro nga paratë e shqiptarëve.

Partia Demokratike u bën thirrje kompanive të mos marrin pjesë në këtë aferë që vjedh shqiptarët, sepse me ardhjen tonë në drejtimin e vendit ky koncesion korruptiv do të anullohet. Askush nuk mund të zhvasë më qytetarët, me qëllimin që të pasurohet për vete.

Në qeverisjen e Partisë Demokratike autostrada Tiranë - Durrës  do të mbetet një rrugë kalimi pa pagesë. Modernizimi i saj është plotësisht i mundur me paratë e buxhetit të shtetit.

Sipas vetë projektit të qeverisë, zgjerimi i autostradës kushton rreth 250 milionë euro, ndërkohë që, aktualisht, qeveria e Edi Ramës ka zgjedhur që të paguajë 3 inceneratorë me 178 milionë euro, ndërsa shqiptarëve kërkon t’ua bëjë rrugën me pagesë.

Kjo është një arsye më shumë pse shqiptarët duhet t’i bashkohen kauzës për largimin e Edi Ramës dhe hapjen e mundësisë për zgjedhje të lira e të ndershme. Vetëm një qeveri e dalë nga vota e lirë, nuk do të mendojë për pasurimin e kryeministrit dhe klientëve të tij, por për mirëqenien e qytetarëve të vet", u shpreh Hasa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI