PD akuza Hahn: I sulen opozitës
se “pengojnë reformat e Ramës”

PD akuza Hahn: I sulen opozitës<br />se “pengojnë reformat e Ramës”
Demokratët vazhdojnë sulmet ndaj ndërkombëtarëve pas deklaratave se duhet të kthehen në Kuvend të votojnë Vettingun dhe të shkojnë në zgjedhje.
 
Pas deklaratave të Bashës dje ndaj ambasadorëve se janë përfshirë në interesa financiare me qeverinë aktuale, edhe deputeti i PD, Boçi ka reaguar pas deklaratës së Mogerinit dhe Hahn.
 
Deputeti i PD e krahason Hahn me Fylen, të cilin Berisha e akuzonte rëndë për bashkëpunim me Ramën.
 
Deklarata e Luçiano Boçit

FULE DHE HAHN
Kjo është deklarata e Komisionerit për Zgjerim, në Shtator 2014, Fule:
"Unë kam dëgjuar shqetësimet e opozitës dhe e kam bërë të qartë e kam thënë se të dalësh nga parlamenti e të sjellësh beteja politike në rrugët e vendit kjo nuk është menyra evropiane dhe nuk ndihmon vendin që ta sjelle vendin më afër ambicjes së shqiptareve për t’u integruar në BE”
Deklarata e Komisionerit për Zgjerimin Hahn, sot prill 2017:
"Jemi të keqardhur për bojkotin e parlamentit dhe faktin që opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje. Debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit sipas praktikës demokratike dhe jo jashtë tij."
Përveç fjalëve të veçanta të ndryshme, të marra bashkë të dy deklaratat në thelb janë të njëjta.
Ndryshon vetëm stili.
Dhe atëhere na "u vërsulën" se po pengonim "reformat" e Ramës, sikurse sot.
Nuk besoj se Fule kur u largua "harroi" deklaratën e tij në zyrë!
Fule kështu fliste poshtë e lart, por në fund u provua se opozita pas bojkotit 6-mujor kishte plotësisht të drejtë. 
Dekriminalizimi faktoi botërisht drejtësinë e bojkotit "të padrejtë" të opozitës dhe praninë e krimit në politikë, të cilët mgjt ende janë ende aty dhe sundojnë më shumë se kurrë.
Fule gaboi atëhere me bojkotin e opozitës!!!
Po Hahn?!
Po ecën në gjurmët e paraardhësit?! 
Pse jo?
Faktet thonë po! 
Krimit tani i është shtuar droga, korrupsioni, hajdutëria, Korça, Dibra, Kolonja.
Pra "ka ndryshuar" vetëm Komisioneri!



dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij