PD akuza Ramës: Pas 6 
vitesh na përjashtuat nga KSA

PD akuza Ramës: Pas 6 <br />vitesh na përjashtuat nga KSA<br>
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë, se për herë të pare, pas një tradite 6-vjecare, ka përjashtuar opozitën nga Këshilli i Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkimi Europian”.

“Prej vitit 2011, qeveria e PD-së në atë kohë krijoi precedentin pozitiv të përfshirjes së kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkim Europian. Ky precedent pozitiv, bazuar në mbështetjen konsensuale mazhorancë-opozitë të anëtarësimit të vendit në BE, u kthye në traditë deri dje kur ‘qeveria Rama’ u paraqit në Bruksel vetëm me zyrtarë si Bushati e të tjerë.

Në këtë takim nuk ishte i pranishëm kryetari i këtij komisioni, Genc Pollo, të cilit sipas tyre, nuk ju dërgua ftesë. Ky gjest nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, e cila nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeveria që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit”, thuhet në reagimin e PD.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat