Pas akuzave të Partisë Demokratike për mbifaturime nga ana e OSHEE, ka reaguar portali qeveritar, Transparenca.al Në këtë reagim, kryeministria hedh poshtë shifrën e publikuar nga PD prej 91.400 ankesash për mbifaturime, duke deklaruar se në vitin 2015 janë depozituar 38 mijë fatura, (3o%) e të cilave fatura të lëshuara nga 2007-2013.
“Për sa i takon cilësisë së faturimit të vitit të kaluar, vetëm 8,800 klientë (12 mijë fatura) kanë depozituar ankesa për mbifaturim dhe faturim afrofe, shifër e cila përfaqëson më pak se 0.1% të totalit të faturave të emetuara gjatë vitit 2015. Mbi 90% e këtyre ankesave janë zgjidhur brenda vitit,” thuhet në reagimin e kryeministrisë.
Për ankesat e mbifaturimeve:
Në lidhje me pretendimin e Partisë Demokratike mbi ankesat e qytetarëve për mbifaturime sqarojmë se shifra e paraqitur prej 91,400 ankesa për mbifaturime është e pavërtetë dhe nuk ekziston.
Ndërkohë që e vërteta është se për vitin 2015 janë depozituar ankesa për 38 mijë fatura të cilat përfshijnë një sërë problematikash si: Ankesa për faturim afrofe të ndara sipas periudhave rregullatore; Ankesa për mbifaturim; Ankesa të tjera për faturim gjatë kohës së pezullimit mbylljes; Depozitime vendime gjykate; Ankesa për dëm ekonomik, etj..
Ndër këto ankesa, 12 mijë prej tyre (ose 30%) përfaqësojnë fatura të lëshuara përgjatë periudhës 2007-2013. Për sa i takon cilësisë së faturimit të vitit të kaluar, vetëm 8,800 klientë (12 mijë fatura) kanë depozituar ankesa për mbifaturim dhe faturim afrofe, shifër e cila përfaqëson më pak se 0.1% të totalit të faturave të emetuara gjatë vitit 2015. Mbi 90% e këtyre ankesave janë zgjidhur brenda vitit.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com