PD akuza OSHEE-së: 720 milionë
lekë për klientët partiakë

PD akuza OSHEE-së: 720 milionë<br />lekë për klientët partiakë
Partia Demokratike akuzon kompaninë e shpërndarjes së energjisë Elektrike OSHEE në Shqipëri se ka shpenzuar 720 milionë lekë fonde për trajnimin e militantëve. Nëpërmjet një deklarate për mediat zëdhënësja e PD Oriela Nebiaj ka hedhur akuzat ndaj OSHEE-së si e përfshirë në afera korruptive dhe bashkëpunëtore me kryeministrin duke shtuar se klientelë e saj janë ata të Ramës

"Siç e ka bërë traditë Edi Rama me agjensitë e tij, OSHE ka vendosur të mbledhë një shumë të madhe parash, 720 milionë lekë, për tia dhënë një miku të qeverisë.Ndiqet praktika e vendosur tashmë nga Edi Rama, me koncesionet dhe tenderat e tij, ku kriteret qepen në mënyrë të atillë, që ti shkojnë për shtat fituesit të paracaktuar.
Eshtë hera e parë që OSHE vendos të shpenzojë kaq shumë para për trainime.Sipas ekspertëve, organizata e shpërndarjes së energjisë, ka mbledhur të gjithë tranimet bashkë, për tia dhënë me një dorë klientit të Edi Ramës. Këto 720 milionë lekë që dorovit OSHE sipas qejfit e interesave, janë sa vlera e 8 mijë e 728 pensioneve në fshat, sa 4 mijë e 799 pensione në qytet, 10 mijë e 511 pagesa papunësie, dhe 19 mijë e 846 ndihma ekonomike"
-tha Nebiaj

"OSHE është denoncuar për afera korruptive vazhdimisht, dhe abuzimin e ka tiparin e saj kryesor. OSHE ka aplikuar që në fillim dy standarde, duke dërguar në burg e duke i nxitur drejt vetvrasjes famijarë të pamundur për debi deri në 30 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që ka favorizuar klanet afër qeverisë e deputetë me detyrime qindra milionë lekë energji.OSHE është e specializuar në abuzime, pasi vetë drejtuesi i saj, i përzgjedhuri i Edi Ramës në krye të organizatës, është hetuar për abuzime në dhjetra tendera në Bashkinë e Durrësit.Tenderi i fundit, ose më saktë, porosia e fundit për ti dhënë njeriut të Edi Ramës 720 milionë lekë, është në vazhdën e skandaleve qeveritare me fondet publike, me taksat e qytetarëve. Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë këtë rast skandaloz të abuzimit financiar. Partia Demokratike do të vërë para ligjit e para përgjegjësisë abuzuesit me fondet publike, sapo shqiptarët ti besojnë drejtimin e vendit."- përfundoi  Nebiaj duke i bërë thirrje prokurorisë të hetojë këto fakte si dhe qytetarëve ti besojnë Partisë Demokratike sepse me ardhjen në pushtet tha ajo do të vendosim të gjithë shkelësit përpara drejtësisë.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën