Pas deklaratës së Partisë Demokratike se OSHEE po instalon 50 mijë matësa me vlerë 1 milardë lekë ndërkohë që tenderi i formosur është 7 miliardë lekë, ka reaguar kryeministria përmes portalit Transparenca.al.
Në reagimin e saj qeveria sqaron se nuk bëhet fjalë për instalim të thjeshtë matësi por e të gjithë sistemit të matjes me të gjithë elementet e sigurisë teknike dhe të garantimit të cilësisë së procesit konform rregullave, kodeve dhe ligjeve në fuqi.
"Objekti i kësaj kontrate qëndron në instalimin e sistemit të matjes 1-fazore dhe 3-fazore në klientët pa matje apo me matje jashtë kushteve teknike, ku kontraktori merr përsipër të bëjë:
-Furnizimin të gjithë aksesorëve të nevojshme për instalimin e sistemit të matjes me përjashtim të vetë matësit dhe boksit individual.
-Instalimin e të gjithë komponentëve të sistemit të matjes përfshirë matësin dhe boksin sipas kushteve teknike të OSHEE dhe standardeve europiane që garantojnë gjithë këtë proces." thuhet në deklaratën e Transparenca.al.
Sa i përket akuzave të PD se matësat po instalohen nga punonjës të OSHEE dhe jo nga firma gituese e kontratës, Transparenca.al jep këtë sqarim: Ky investim është duke u kryer me të tretë sipas të gjitha rregullave dhe ligjeve në fuqi, ku OSHEE është pjesëmarrëse vetëm në mbikëqyrjen dhe garantimin e kryerjes së procesit me cilësi sipas të gjitha standardeve.
Tenderi për vendosjen e matësave thuhet në rëagim është është zhvilluar në muajin shkurt, me procedura prokurimi elektronike transparente ku nuk është regjistruar asnjë ankesë.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com