PD akuza të ashpra Topit:
Ti gënjen edhe kur hesht

PD akuza të ashpra Topit: <br />Ti gënjen edhe kur hesht
TIRANË – Partia Demokratike “shpërthen” kundër presidentit Bamir Topi. Në një deklaratë për median, deputetja demokrate Rajmonda Bulku e ka akuzuar presidentin Topi se prej kohësh po gënjen shqiptarët, sikundër bëri me ftesën për festën e Pavarësisë së Kosovës.
“Sot shtypi i shkruar ka denoncuar si gënjeshtar Presidentin e Republikës për të ashtuquajturën “ftesë të munguar” në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Shtypi i shkruar e zbuloi gënjeshtrën e fundme Presidenciale kur ajo i ra mbi kokë; shqiptarët e kanë kapur Presidentin në gënjeshtër prej kohësh”, tha Bulku.

Sipas demokratëve, kreu i shtetit ka gënjyer në vazhdimësi edhe për pronat, drejtësinë apo të përndjekurit.
“E kanë kapur në gënjeshtër Bamir Topin kur përgjërohej për interesat e pronarëve të ligjshëm që tokat u’a kishte rrëmbyer kooperativa, por tokën e vet e rrëmbente si “ish-kooperativist”. E kanë kapur në gënjeshtër kur betohej për të përndjekurit e regjimit komunist, por ligjin e “lustracionit” nuk e linte të hynte në fuqi, kur u shpallte atyre besnikëri dhe dekoronte persekutorët. E kanë kapur në gënjeshtër kur hiqej si demokrat por aleancat i bënte me kundërshtarët e tyre. E kane kapur në gënjeshtër kur deklaronte se nuk voton majtas por votën i’a falte PS dhe Edi Ramës. E kane kapur në gënjeshtër kur “angazhohej” për drejtësinë e kulluar, por dekretimin i’a bënte drejtësisë së korruptuar”, thuhet në deklaratën zyrtare të PD.

21 JANARI
“Shqiptarët e kanë njohur Presidentin e tyre të vërtetë më 21 janar kur si shërbëtor i Edi Ramës, për një karrige u përpoq ta hidhte vendin në flakë. Shqiptarët e dinë se Presidenti i ka gënjyer sa herë ai hap gojën dhe flet. Madje ata e dinë, qe ai i gënjen edhe kur hesht”, përfundon deklarata e selisë blu.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje