PD akuza Veliajt për shkelje ligjore: Do të heqë parkimet publike në 'Myslim Shyri' dhe krijojë korsi për biçikletat

PD akuza Veliajt për shkelje ligjore: Do të heqë parkimet publike në 'Myslim Shyri' dhe krijojë korsi për biçikletat

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se do të largojë të gjitha vendparkimet publike në rrugën Myslym Shyri dhe kthimin e tyre në korsi biçikletash duke u cilësuar këtë gjë shkelje të ligjit.

Zhapa shkruan në një postim në facebook se Bashkia Tiranë e ka detyrim ligjor t'u garantojë banorëve të zonës vendparkimet, ndërsa theksoi se krijimi i një korsie biçikletash me gjatë 1000 metra dhe largimi i vendparkimeve do të dëmtojë të gjitha bizneset e rrugës Myslym Shyri pasi klientët nuk do të kenë më mundësi parkimi dhe qëndrimi për të hyrë në dyqan.

Deklarata e plotë e Ina Zhupës

Veliaj shkel ligjin, bën projekt korsi biçikletash në shkelje të Planit Urbanistik të Tiranës, duke dëmtuar rëndë bizneset dhe qytetaret e rrugës Myslym Shyri! Bashkia Tiranë ka vendosur të ndërtoj korsi biçikletash me gjatësi 1000 metra në të gjithë rrugën Myslym Shyri duke hequr kështu të gjitha vendparkimet publike të automjeteve në anë të kësaj rrugë, rreth 160 të tilla që ishin aty. Këto vendparkime i kanë shërbyer prej shumë vitesh bizneseve të zonës dhe banorëve.

Referuar nenit 52, pika 2 të Rregullores së Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë është detyrimi i Bashkisë Tiranë të siguroj vendparkimet publike në hapësirat e caktuara për banorët e zonës dhe bizneset, konkretisht 1 banorë duhet të ketë të garantuar minimum hapësirën 6 m2 parking dhe një objekt biznesi duhet t'i garantohet hapësira prej 12 m2.

Është e papranueshme, jo ligjore edhe shumë e dëmshme për bizneset e asaj rruge, heqja totale e mundësisë së ndalimit dhe parkimit të makinave. Rreth 250 biznese zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar në këtë rrugë dhe e kanë të domosdoshme të kenë vendparkimet e automjeteve pranë rrugës për të realizuar furnizimet për nevojat e dyqaneve të tyre dhe parkimin e klientëve për të bërë blerje në këto dyqane.

Në këtë kohe krize ekonomike nga Covid 19, Veliaj i vetmi kryebashkiak qe gjen mënyrën si t'ia u vështirësoj me shume punën dhe mundësitë për biznes, qytetareve të tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 04/05/2020 17:01

    BRAVO ERION SA ME PARE TA BESH KORSINE E BICIKLETAVE TEK MYSLYM SHYRI,,,,,BEJE DHE TEK MINE PEZA,,RRUGA E DURRSIT,,,UNAZE,,,RRUGA FORTUZIT,,PORCELAN,,,TEK RRUGA E FORTUZIT DUHET DHE ZGJERIM TROTUARESH....KA NDRYSHUAR TIRANA PER MIRE,,,KA ME SHUME HAPSIRA,,,PASTERTI...

    Përgjigju
  • tironci: 03/05/2020 09:13

    O Lui pse myslym shyrin te duket rruge per alta moda ty eeee??ahh mer katunar e degjenerut ket qytet me gjithe bashkfshatarin tat qe keni ne krye te bashkise, mire ae jemi bo 1.5 milion banore po doni dhe pedonale, kur te kesh urgjence mer zoteri me metro do shkosh ne spital eee apo do moresh tramvajin si ne qytet europiane??

    Përgjigju
    • Lui: 03/05/2020 15:16

      Tironci, ne fakt ke te drejte se nuk eshte alta moda M. Shyri, por nuk gjeja fjale tjeter ta krahasoja me via Montenapoleone ne Milano psh. ku absolutisht nuk ka vend per parkim. Por ti mbase nuk e di se mbase nuk ke qene jashte shtetit. Nese ke qene, qe me siguri ke qene, aq me keq per ty qe nuk arrin dot te besh dallimin midis civilizimit dhe ndotjes qe shkaktojne automjetet. Dhe urgjenca mund te kaloje te M. Shyri sepse korsia e bicikletave nuk do ta bllokoje rrugen. Thjeshte parkimi anash do hiqet. Apo urgjenca jote kalon siper makinave te parkuara?! Eh mer katunar, qe shyqyr qe ju beri Lushnja kryeqytet para 100 vjetesh se me balte do i kishit rruget akoma dhe me gomere te parkuar anash..

  • Lui: 03/05/2020 00:48

    Ku ke pare ti moj Ina ne ndonje qytet me dyqane veshjesh alta moda ne Europe qe te parkoje makinen para dyqanit per te bere shopping?! Ne vend qe te dilni pro ruajtjes shendetit duke perdorur sa me shume bicikleta apo mjete jo ndotese ne qytet, ju gjithmone kunder shendetit dhe kunder civilizimit, ashtu sic bete edhe te parku me kendin e lojrave..Sa keq per ne qe kemi nje opozite te tille, qe nese duam te zgjedhim nje alternative ndryshe nga kjo qeveri, ju jeni me keq se kjo qeveri..

    Përgjigju
  • erlindi: 02/05/2020 23:33

    A ka mundesi o erion ta besh myslym shyrin pedonale pas ores 7 te darkes deri ne 5 te mengjesit te shtunen e te djelen,,,,asnje makine te mos hyje,,,po ashtu te behen pedonale pas ores 7 te darkes te premte te shtune te djele te gjitha rruget ne bllok dhe bulevardin deshmoret e kombit….///

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 02/05/2020 22:10

    Bobo kafshet kunder qytetrrimit.Barabaret e shkatrrimit kunder renfit qytetas.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë