Por sipas dokumenteve të publikuara nga vetë Grida Duma “GOGEL" dhe EAG, janë dy kompani të ndryshme që nuk kane lidhje me të njëjtin pronar, në këtë rast vellain e Veliajt për të cilin PD e akuzon.
Sipas dokumenteve të publikuara nga Duma, rezulton se kompania “Gogel” ka marrë 900 mijë lekë te reja si kompani e kontraktuar nga agjencitë shtetërore për evente dhe marketing dhe kompania e dytë EAG po sipas Dumës, ka përfituar 52 milionë lekë te reja nga kontratat me agjencitë shtetërore.
Fakti që kompanitë kanë dy pronarë të ndryshëm vërtetohet dhe në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, ku rezulton se pronar i “Gogel” është Arbër Veliaj, vëllai i ministrit, ndërsa pronar i EAG Comunication është Gentian Skënderaj, persona këta që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Dokumentet e publikuara nga PD
Dokumenti ne QKR ku Gogel rezutlon kompani me vete me pronar Arber Veliaj
Dokumenti ne QKR ku EAG rezutlon kompani me vete me pronar Gentian Skenderaj
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)