TIRANE- Deklaratat e kryeministrit Edi Rama të dy ditëve më parë kur u mblodh taskorca për energjinë për abuzimet me energjinë elektrike, Partia Demokratike i ka cilësuar si një akuzë kolektike e kreut të qeverisë ndaj qytetarëve.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi, tha se këto deklaratë bëhen me qëllim mbulimin e vjedhjeve dhe dështimeve të qeverisë me energjinë.
“Kryeministri Edi Rama akuzon kolektivisht qytetarët shqiptarë si vjedhës të energjisë elektrike. Akuzat kolektive ndaj qytetarëve shqiptarë, nuk janë të reja për Edi Ramën, por nuk pritej që ato të intensifikoheshin e të bëheshin skandaloze pas marrjes së detyrës së Kryeministrit.
Kjo është mënyra më pak serioze që Edi Rama ka gjetur për të fshehur dështimin e tij, dhe të ekipit të tij në menaxhimin e sistemit të energjisë në vend”, tha Vorpsi.
Sipas zëdhënësës së PD-së, akuzat kolektive të Ramës nbdaj qytetarëve shqiptarë, bëhen për të mbuluar dështimin e tij me premtimet e pambajtura elektorale.
Nëse akuzon kolektivisht shqiptarët, Edi Rama nuk e fsheh dot faktin se humbja e energjisë në rrjet është rritur qysh se ai është bërë Kryeministër.
“Nëse i akuzon kolektivisht shqiptarët, Edi Rama nuk e fsheh dot faktin se arkëtimet e energjisë kanë rënë qysh se ai është bërë Kryeministër. Nëse i akuzon kolektivisht shqiptarët, Edi Rama nuk e përligj dot faktin se errësira dhe gjeneratorët janë shtuar qysh se ai është bërë Kryeministër.
Hajdutë dhe vjedhës nuk janë shqiptarët, por janë ata që rifutën faturat afrofe, që ulën arkëtimet e shtuan humbjet e energjisë në rrjet. Hajdutë dhe vjedhës janë ata që mashtrojnë me premtime elektorale, janë ata që blejnë votat me 20 mijë lekë, janë ata që dështojnë në menaxhimin e energjisë, janë ata që emërojnë grupet e interesit dhe klientelën e tyre në postet kyçe të administrates”, tha Vopsi në konferencën për shtyp.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com