PD akuzon Ramën: Bllokove fondet
për Tiranën...u fshihesh qytetarëve

PD akuzon Ramën: Bllokove fondet<br />për Tiranën...u fshihesh qytetarëve
Teksa fushata për zgjedhjet lokale të 21 qershorit nuk ka nisur ende zyrtarisht, Demokratët jo vetëm që e kanë nisur, por edhe akuzojnë Kryeministrin Rama që nuk del në takime në terren me qytetarët, pra që nuk e ka nisur ende fushatën, duke e quajtur këtë veprim të tij si fshehje nga qytetarët.

Pas deklaratës së Kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova se problem i Tiranës janë rrugët dhe reagimit të deputetes Socialiste Olta Xhaçka,  është edhe deputeti Demokrat, Gerti Bogdanit, i cili ka akuzuar edhe një herë kryeministrin Rama se nuk ka bërë asgjë për Tiranën. Teksa e ka quajtur të suksesshme dhe shumë të madhe punën që Lulëzim Basha si Kryetar Bashkie ka bërë për kryeqytetin e veçanërisht rrugët, Bogdani ka akuzuar edhe një herë Ramën si bllokues të të gjitha fondeve që Basha kishte për Tiranën duhe thënë se gjurmët e vetme të Ramës janë Betonizimi dhe Eksodi.  
 
Deklarata e Plotë e Gerti Bogdanit:
"Betoni dhe eksodi, gjurmët e vetme të Ramës, sot u fshihet qytetarëve
Baltosja e përditshme e Partisë Socialiste dihet që nuk ngjit më. Çdo qytetar i Tiranës dhe i Shqipërisë e ka shumë të qartë dhe e di fare mirë se Lulzim Basha si kryetar bashkie i ka dhënë Tiranës pamjen dhe vizionin e një qyteti modern dhe europian. Me projekte për bulevardin e ri, me projekte për terminalin multimodal të pasagjerëve, për një transport publik modern, të gjitha këto projekte të bllokuara dhe të ndaluara nga Edi Rama në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Një qytet me mbi 200 projekte të realizuara sot në infrastrukturë, dhe lagje në qytetin e Tiranës me shkolla dhe kopshte të reja. Po Edi Rama, çfarë gjurme la ai në qytetin e Tiranës si kryebashkiak. Të vetmen gjurmë që la është betoni i Tiranës dhe e vetmja gjurmë që po le sot në Shqipëri është eksodi, është ekonomia, është papunësia, është varfëria e qytetarëve shqiptarë. Qytetarë të cilët pyesin, ku është Edi Rama, ku është kryeministri i tyre turist i një populli që është sot në eksod, emigron. Por Rama duket se e ka fare të qartë që revolta e qytetarëve shqiptarë do ta ndëshkojë atë më 21 qershor. Ndaj sot fshihet, nuk përballet me qytetarët e tij dhe prezantimet e kandidatëve i bën ose duke ikur me vrap siç bëri në Tiranë, ose në salla të mbyllura dhe të errëta", deklaroi Bogdani.



Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë