PD akuzon Ramën: Do mbahet
mend për rikthimin e eksodit

PD akuzon Ramën: Do mbahet<br />mend për rikthimin e eksodit
Partia Demokratike ka akuzuar edhe një herë Kryeministrin e vendit Edi Rama, për situatën në të cilën ndodhet vendi.
Në një deklaratë për mediat, koordinatorja e Partisë Demokratike, Reila Bozdo ka thënë se eksodi, mjerimi dhe varfëria janë arritja e deritanishme e kësaj qeverie duke theksuar se bilanci i deritanishëm i Bashkisë së Tiranës, është më pozitivse se ai i tetë viteve të qeverisë Rama.

Në deklaratën e PD-së thuhet se, Edi Rama si kryebashkiak mbahet mend për betonizimin ndërsa si Kryeministër do të mbahet mend për rikthimin e eksodit dhe kriminalizimin e administratës.
 
Më poshtë deklarata e plotë e Partisë Demokratike
Partia Socialiste nuk e fsheh dot dështimin në qeverisjen e vendit duke sulmuar Bashkinë. Eksodi, mjerimi dhe varfëria është arritja e deritanishme e kësaj qeverie. Bilanci i bashkisë është më pozitiv se i 8 viteve të qeverisë Rama. 
Lulzim Basha  i ka dhënë Tiranës vizionin e një qyteti modern dhe europian me Bulevard të ri, Terminal multimodal, transport modern pasagjerësh me tram, 200 projekte të realizuara në infrastrukturë, kopshte, shkolla e çerdhe, 25 mijë vende të reja pune, etj.
Turpi i Edi Ramës, i deputetëve të Tiranës dhe i anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak, është hakmarrja ndaj qytetarëve duke i privuar nga çdo investim nga hapja e vendeve të reja të punës gjatë qeverisjes së tyre. 
Si kryebashkiak, Edi Rama mbahet mend për betonizimin. Si kryeministër do të mbahet mend për rikthimin e eksodit dhe kriminalizimin e administratës.



Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar