PD akuzua për vjedhje
votash,PS: Procesi transparent

PD akuzua për vjedhje<br />votash,PS: Procesi transparent
Pas zgjedhjes së Gramz Ruçit Kryetarë të Parlamentit me 82 vota pro, nga ku 2 prej tyre ishin të PD-së, filluan akuzat për deformim të rezultatit të votimit nga Komisioni.

Në përgjigje të këtyre akuzave, Ulsi Manja anëtarë i komisionit, nëpërmjet një statusi në facebook ka theksuar se procesi ishte me transparencën më të madhe, pasi fletët “u firmosën dhe u vulosën në prani të kamerave live”.

Epo transparencë më të madhe se sa ky votim unë nuk di të ketë: fletët u firmosën dhe u vulosën në prani të kamerave live, në prani të kamerave dhe 140 deputetëve u votua, live u numëruan dhe ju treguan deputetëve dhe publikut fletë për fletë dhe këta përsëri kanë gojë e flasin ! Pika që s’u bie se çfarë opozite paskan ndërmend të bëjnë në këtë legjislaturë”, shkruan Manja.

Postimi i plotë i Ulsi Manjas
Po lexoj në disa portale që Komisioni i Votimit për Kryetarin e Kuvendit paska deformuar rezultatin e votimit apo diçka të tillë më duket, në përpjekje për të justifikuar rrjedhjen e 3 votave të PD ( 2 vota pro Ruçit dhe 1 e pavlefshme ).
Epo transparencë më të madhe se sa ky votim unë nuk di të ketë: fletët u firmosën dhe u vulosën në prani të kamerave live, në prani të kamerave dhe 140 deputetëve u votua, live u numëruan dhe ju treguan deputetëve dhe publikut fletë për fletë dhe këta përsëri kanë gojë e flasin ! Pika që s’u bie se çfarë opozite paskan ndërmend të bëjnë në këtë legjislaturë !!! 

postimi i manjas ne fb
   (Postimi i Ulsi Manjas në facebook)


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri