PD, Alibeaj: I akuzuari për trafik në
Interpol. Policia: Hetimet u pushuan

PD, Alibeaj: I akuzuari për trafik në<br />Interpol. Policia: Hetimet u pushuan
TIRANE - Edhe këtë të premte Partia Demokratike drejtoi gishtin e akuzës ndaj ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj tha se ministri ka kthyer në një detyrë të rëndësishmë siç është zyra e Interpolit, Alban Ahmetaj, i cili vetëm pak kohë më parë u largua nga detyra e Shefit të Forcave Operacionale pasi sipas denoncimit të PD-së rezultoi i përfshirë në trafik droge. 

Por ka reaguar Policia e Shtetit e cila sqaron se emërimi i Albano Ahmetit është bërë në përputhje me ligjin, pasi çështja ndaj tij për "korruspion pasiv" është pushuar dhe ai nuk rezulton më person nën hetim. Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit bën apel që të mos bëhet politike duke përdorur policinë.
 
vendimi i prokurprise

Njoftimi i prokurorise per pushimin e hetimeve

Reagimi i Policisë së Shtetit
Lidhur me rikthimin në radhët e Policisë së Shtetit të oficerit Albano Ahmeti, pas një periudhe pezullimi nga detyra gjatë kohës që ai ishte nën hetim për një çështje penale, sqarojmë se janë ndjekur të gjitha hapat proceduriale dhe në respekt të legjislacionit dhe rregullores në fuqi. Oficeri Ahmeti është emëruar në detyrën që mban aktualisht vetëm pasi Prokuroria e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj tij. Policia e Shtetit kërkon nga ana tjetër që çdo Parti apo subjekt politik, të mos përpiqet të bëjë politikë duke përdorur policinë, por të kontribuojnë të gjithë së bashku, për të ndërtuar një ambjent dhe shoqëri më të sigurt

Alibeaj: Tahiri vë në zyrën e Interpol të përfshirin në trafik droge
Alibeaj tha se Alban Ahmetaj është personi i besuar që Tahiri i beson punët e pista të policisë, ndërsa shtoi se është edhe donator i Partisë Socialiste. 

"Rikthimi i tij në zyrën e Interpolit, provon se inkriminimi është i pandalshëm në Policinë e Shtetit, dhe se me Saimir Tahirin postet kyçe janë të kapura nga bandat dhe trafikantët e drogës. Largimi i Tahirit dhe pastrimi i Policisë së Shtetit nga të inkriminuarit e tij është një emergjencë kombëtare", tha Alibeaj.

Deklarata e plote
Kur Ministri i Brendshëm është i lidhur me bandat e në shërbim të tyre, kur dy drejtues të rëndësishëm si ai i Gjirokastrës dhe i Korcës janë kapur të përfshirë direkt në trafik droge, atëherë inkriminimit të policisë i është hapur dera dhe rastet nuk do të mungojnë.

Saimir Tahiri ka rikthyer në polici dhe në një detyrë shumë delikale në zyrën e Interpolit, Alban Ahmetajn, i cili u largua pak kohë më parë nga detyra e shefit të forcave operacionale pasi rezultoi i përfshirë në trafikun e drogës.

Pas denoncimit që bëri Partia Demokratike, megjithë mbrojtjen që pati nga Didi e Tahiri, largimi i Ahmetajt ishte i pashmangshëm.

Ai u akuzua nga oficeri i tij Demushi që u kap me sasi droge, madje iu shtua edhe afera korrupsion, pasi kishte marrë 4 mijë euro nga ky oficer për ta bërë pjesë të forcave operacionale.
E megjithë këtë të kaluar kriminale, dhe jo të largët, të pak muajve më parë, Tahiri e rikthen sërish Ahmetajn në detyrë, dhe pikërisht në Interpol.

Ahmetaj është pjesë e segmentit të ngushtë të Tahirit, e njerëzve të tij të besuar në punët e pisëta të policisë. Ai është gjithashtu donator i Partisë Socialiste.

Rikthimi i tij në zyrën e Interpolit, provon se inkriminimi është i pandalshëm në Policinë e Shtetit, dhe se me Saimir Tahirin postet kyçe janë të kapura nga bandat dhe trafikantët e drogës.

Largimi i Tahirit dhe pastrimi i Policisë së Shtetit nga të inkriminuarit e tij është një emergjencë kombëtare.

Koha nuk pret më.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë