PD: Balili në kërkim ndërkombëtar
policia s'e arreston, të ikë Tahiri

Menjëherë pas publikimit të lajmit se Balilaj është shpallur në kërkim ndërkombëtare sipas mediave greke, Partia Demokratike ka akuzuar policinë dhe ministrin e Brtendshëm për mosveprim.

"Rënia e shtetit ligjor në Shqipëri dhe triumfi i mafias me mbështetje qeveritare është sot kryelajmi i CNN dhe mediave të tjera rajonale dhe botërore.Prej më shumë se 24 orësh i shpalluri në kërkim ndërkombëtar Klement Balilaj për narkotrafik nuk arrestohet por i bën karshillek ligjit nga zyrat shteterore të drejtorisë së Transporteve në Sarandë. Nëse Klement Balilaj nuk do të kishte mbrojtjen e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe shefit të tij Edi Rama a mund të ndodhte kjo?  -tha PD

Përmes një deklarate për mediat PD i bën thirrje ministrit Tahiri të largohet nga detyra pasi mbështet Balilin

"Sajmir Tahiri duhet të largohet një orë e me parë dhe të vihet para drejtësisë si garantuesi dhe mbrojtësi i bandave të trafikut ndërkombëtar të drogës, gjobvenësve, kriminelëve dhe njeriu që ka kriminalizuar  Policinë e Shtetit."-shkruan Partia Demokratike


Deklarata e plotë e PD
Rënia e shtetit ligjor në Shqipëri dhe triumfi i mafias me mbështetje qeveritare është sot kryelajmi i CNN dhe mediave të tjera rajonale dhe botërore.

Prej më shumë se 24 orësh i shpalluri në kërkim ndërkombëtar Klement Balilaj për narkotrafik nuk arrestohet por i bën karshillek ligjit nga zyrat shteterore të drejtorisë së Transporteve në Sarandë. Nëse Klement Balilaj nuk do të kishte mbrojtjen e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe shefit të tij Edi Rama a mund të ndodhte kjo?  

Sipas CNN, policisë greke, vetë policia shqiptare i është justifikuar se "në Shqipëri nuk mund ta prekim sepse ky person ka lidhje me me politikanë të nivelit të lartë”. 

Sajmir Tahiri duhet të largohet një orë e me parë dhe të vihet para drejtësisë si garantuesi dhe mbrojtësi i bandave të trafikut ndërkombëtar të drogës, gjobvenësve, kriminelëve dhe njeriu që ka kriminalizuar  Policinë e Shtetit.

Por çlirimi i vërtetë i Shqipërise nga krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i bërë njësh me krimin vjen vetëm me largimin e kësaj qeverie.​
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari