PD: Banda e OSHEE, valë të re
mbifaturimi e abuzimi me energjinë
Partia Demokratike ka akuzuar këtë të shtunë, OSHEE-në për mbifaturime të qytetarëve. Në një dalje për mediat zhëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa tha se shtëpitë në zonat e plazhit dhe ato të emigrantëve po mbifaturohen për të mbushur arkën e Edi Ramës.
Partia Demokratike ka akuzuar këtë të shtunë, OSHEE-në për mbifaturime të qytetarëve. Në një dalje për mediat zhëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa tha se shtëpitë në zonat e plazhit dhe ato të emigrantëve po mbifaturohen për të mbushur arkën e Edi Ramës.
Vetëm për vitin e kaluar, 91 mijë e 400 qytetarë janë ankuar për faturimet abusive, tha Zhupa duek shtuar se abuzimi me mbifaturimet është thirrje për mosbindje civile.
Deklarata e plotë e PDEdi Rama ka vërsulur bandën e OSHEE kundër qytetarëve me një valë të re represioni, abuzimi, mbifaturimi, për të rrjepur sa më shumë para kryesisht nga familjet që po vuajnë krizën ekomonike.
Faturimet shkruhen sipas nevojës për të mbushur arkën e Edi Ramës, e jo sipas konsumit. Vetëm për vitin e kaluar, 91 mijë e 400 qytetarë janë ankuar për faturimet abuzive.
Gjahu i preferuar janë familjet që kursejnë energjinë dhe kur matësi tregon pak, atëherë banda e Edi Ramës i kalon në aforfe, duke ua shumëfishuar gjobën. Shtëpitë në zonat e plazhit janë gjithashtu objekt sulmi. Edhe pse ato janë të mbyllura dhe pa konsum, familjarët zbulojnë papritur tarifa të kripura.
Faturohen sikur të kenë konsum normal edhe banesa emigrantësh që janë prej kohësh të mbyllura e ku nuk jeton njeri. Ndërkohë që bizneset e mëdha që u përkasin oligarkëve të Ramës trajtohen me përkëdheli dhe lehtësohen në pagesat e energjisë. Paratë që merr me dhunë e me manipulim faturash, Edi Rama i ndan më pas me miqtë e tij, me tendera ku fituesit janë të paracaktuar.
Ndërkohë që qytetarët varfërohen çdo ditë, ku çdo ditë Edi Rama gjen një mundësi të fusë dorën në xhepin e tyre e të marrë dhe qindarkën e fundit, ai vetë dhe klientela e tij mbushin thasët dhe janë të shqetësuar për parajsat fiskale.
Mbifaturimi është krim, dhe ata që e kryejnë këtë krim duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi. Qytetarët e abuzuar nga ky mbifaturim, nuk kanë asnjë detyrim, dhe ky abuzim është një thirrje për mosbindje civile.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
52%
-
Të gabuar
43.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 12496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hyn në fuqi skema e re 5 mln euro për bujqësinë, shteti grant 50% të investimit në serat diellore! Financim për rrjetat anti-breshër kush mbjell mbi 1 hektar
27 Shtator, 22:26
-
Berat/ Aksident i rëndë! 50 vjeçari me biçikletë përplaset për vdekje nga automjeti, shoferi shoqërohet në Komisariat (EMRI)
27 Shtator, 22:17
-
Djali ka humbur kujtesën/ Momenti prekës kur nëna shqiptare e gjen në Greqi pas 20 vitesh: Të njoha menjëherë
27 Shtator, 22:09
-
Politika, drejtësia dhe alibia krahasuese e politikës si justifikim!
27 Shtator, 22:05
-
Të paktën 30 të vdekur nga uragani Helene në SHBA
27 Shtator, 22:05
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama në OKB: U përpoqëm të ndihmojmë vendin fqinj, nuk qëndruam duarlidhur
27 Shtator, 22:02
-
Rama në OKB: Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush
27 Shtator, 21:58
-
Rama në OKB, kërkon njohjen e Kosovës: Nuk duhet mbajtur peng me pretendime! Pritëm hebrenjtë e iranianët, i shtrimë dorën edhe Italisë fqinje
27 Shtator, 21:54
-
Tiranë/ E mitura largohet pa leje nga shkolla tek Fresku, vë në alarm familjen! Gjendet në Laprakë tek shtëpia e gjyshërve
27 Shtator, 21:31
-
Frrok Çupi: Burgu i deputetit Salianji u kthye në biznes
27 Shtator, 21:28
-
Emri i drejtorit të ri të Policisë/ Softa: Kandidatët janë persona me profil të lartë! Uroj që të ndryshojë mentaliteti i menaxhimit
27 Shtator, 21:19
-
Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv
27 Shtator, 21:13