TIRANË – Partia Demokratike e ka konsideruar këtë mbrëmje, si një “amnisti të turpshme”, dënimin që Byroja e Kuvendit i ka dhënë sot, deputetit të PS-së Armando Prenga, për dhunën e ushtruar ndaj demokratit Gent Strazimiri.

Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka dalë këtë mbrëmje në një konferencë për shtyp në selinë e PD-së duke deklaruar se “ngjarja e djshme ishte ideuar nga kryeministri Rama prej një muaji dhe Strazimiri ishte piketuar për t’u sulmuar për shkak të denoncimeve që a ii bënte aferave të Kryeministrit.  

Sipas Spahos, trajtimi i dhunës si një çështje banale dhe masa e ndëshkimit, 10 ditë jashtë Parlamentit për Prengën dhe vërejtje për Strazimirin tregonte se ata u barazuan ndaj njeri tjetrit, ç’ka përbën një amnisti të turpshme të bandës së Edi Ramës. Për këtë arsye, PD-ja garanton edhe njëhërë, tha Spaho në përfundim, se nuk do të stepet nga dhuna e bandave të narkotrafikut.

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)