PD: Bashkia Berat ka kryer punësime për qëllime elektorale 3 muaj para zgjedhjeve duke shkelur kodin elektoral dhe ligjin, të ndërhyjë KQZ

PD: Bashkia Berat ka kryer punësime për qëllime elektorale 3 muaj para zgjedhjeve duke shkelur kodin elektoral dhe ligjin, të ndërhyjë KQZ

Partia Demokratike e degës Berat ka denoncuar Bashkinë e Beratit se po shkel ligjin dhe Kodin Zgjedhor duke kryer punësime për qëllime elektorale. Në denoncimin e saj, PD Berat shprehet se Këshilli Bashkiak ka punësuar 16 punonjës në Drejtorinë Arsimore të bashkisë për qëllime elektorale. PD citon një vendim të Këshilli Bashkiak Berat i datës 28 janar 2021 ku thotë se numri i punonjësve të  Drejtorisë Arsimore të Bashkisë Berat është shtuar me 16 persona duke e çuar në 740 numrin total të tyre, dhe për PD kjo është fakt i qartë se emërime të tilla 3-mujore bëhen vetëm për arsye elektorale. PD Berat shprehet se kjo çështje kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Deklarata e plotë e PD-së Berat

Bashkia e Beratit shkel Kodin Zgjedhor, kryhen punësime elektorale! Me miratim të Këshillit Bashkiak punëson 16 punonjës në Drejtorinë Arsimore të bashkisë. Bashkia e Beratit duket qartë që po i shërben partisë më pushtet dhe duke shkelur Kodin Zgjedhor po kryhen punësime elektorale në kundërshtim me ligjin. Në vend që t’i shërbejë qytetarëve,Bashkia e Beratit është shndërruar në një mekanizëm në shërbim të pushtetit dhe këtë po e bën duke shkelur ligjin me të dyja këmbët.

Nëpërmjet vendimit Nr.4,datë 28.01.2021, Këshilli Bashkiak Berat ka shtuar numrin e punonjësve të Drejtorisë Arsimore të Bashkisë Berat me gjashtëmbëdhjetë (16), duke e çuar në 740 numrin total të tyre dhe është e qartë se emërime të tilla 3-mujore bëhen vetëm për arsye elektorale.Një gjë e tillë është shkelje e hapur e vendimit Nr. 9,dt.24.12.2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (Komisioni Rregullator),i cili në Kreun III-të të këtij vendimi (KATEGORITË E VEPRIMTARIVE PUBLIKE TË NDALUARA),Neni 3 (PIKA 1.3/d),në periudhën 4-mujore përpara zgjedhjeve NDALON: “...marrjen në punë, pushimin nga puna,lirimin,lëvizjen dhe transferimin në detyrë në institucionet apo entet publike...”

Kjo kundravajtje administrative kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Emërimet e militantëve në kohë fushate nuk janë zgjidhje për problemin e papunësisë që ka Bashkia e Berait por janë thjesht hedhje "hi" syve atyre që kanë qejf të gënjehen.

Vendimi i Këshilli Bashkiak publikuar nga PD Berat

Ligjet e shkelura sipas PD ne Kodin Zgjedhor

Faksimile e denoncimit të PD Berat

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati