PD: Bello i SHKB, me të shkuar
kriminale. MB: I padënuar, ja faktet!

PD: Bello i SHKB, me të shkuar<br />kriminale. MB: I padënuar, ja faktet!
TIRANE - Emërimi i Drini Bellos në krye të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm është bërë sot “molla e sherrit” mes Partisë Demokratike dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Përmes një dalje për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka denoncuar emërimin e Bellos në krye të SHKB-së duke akuzuar se ai është një person me të shkuar kriminale, dhe nën survejimin e autoriteteve italiane, për përfshirje të tij në trafik droge dhe armësh.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Brendshme, e cila duke i quajtur të pavërteta deklaratat e PD, ka bërë publike dëshminë e penalitetit të Bellos, si dhe vendimet e Gjykatave ku vërtetohet se Bello është i padënuar më parë.

Siç thekson Ministria e Brendshme, Bello ka konkurruar në Drejtorinë e Përgjitshme të SHÇBA për vendin e punës të shpallur të lirë “Specialit hetimi”, në mënyrë të drejtë, dhe konform ligjit, dhe nga ku ai ka dalë fitues.
 
MPB: Ja dëshmia e penalitetit, Drini Bello i padënuar nga gjykata
Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra ditën e sotme nga Partia Demokratike, se kreu i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Drini Bello është një person me të shkuar kriminale.

Përmes një komunikate për shtyp, teksa i cilëson akuzat të pavërteta dhe që synojnë të njollosin punën e policisë, Ministria e Brendshme sqaron opinionin publik, se Drini Bello ka konkuruar në datë 21.02.2014 në Drejtorinë e Përgjitshme të SHÇBA për vendin e punës të shpallur të lirë “Specialit hetimi”. Pasi është shpallur fitues nga konkurimi, është emëruar inspektor pranë Drejtorisë së SHÇBA Tiranë, detyrë të cilën e mban edhe aktualisht.

“Ministria e Punëve të Brendshme sqaron opinionin publik se akuzat e bëra nga PD për emërimet në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat janë krejtësisht të pavërteta dhe synojnë të hedhin baltë mbi punën dhe rezultatet që ka arritur MBP edhe në luftën kundër korrupsionit brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Përsa i përket emërimit të z.Drini Bello në strukturat e SHÇBA sqarojmë se: Drini Bello ka konkuruar në datë 21.02.2014 në Drejtorinë e Përgjitshme të SHÇBA për vendin e punës të shpallur të lirë “Specialit hetimi”. Pasi është shpallur fitues nga konkurimi, është emëruar inspektor pranë Drejtorisë së SHÇBA Tiranë, detyrë të cilën e mban edhe aktualisht.” Thuhet në komunikatën e Ministrisë

Më tej Ministria e Brendshme bën të ditur se emërimi i Bellos është bërë  pasi kandidati përmbushte të gjitha kriteret e përcaktuara nga ligji. Gjithashtu krahas komunikatës për shtyp, Ministria ka bërë publik edhe dëshminë e tij të penalitetit si dhe vërtetimet e Gjykatës dhe Prokurorisë, në të cilat vërtetohet se ai nuk ka qenë i dënuar më parë dhe në ngarkim të tij nuk ka asnjë çështje penale të hapur.

“Emërimi i tij është bërë pasi kandidati përmbushte të gjitha kriteret e përcaktuara nga ligji. Ky kandidat ka paraqitur dëshminë përkatëse të penalitetit si dhe vërtetimet e Gjykatës dhe Prokurorisë, në të cilat vërtetohet se ai nuk ka qenë i dënuar më parë dhe në ngarkim të tij nuk ka asnjë çështje penale të hapur. Gjithashtu Drini Bello është kontrolluar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) dhe pajisur me çertifikatë sigurie të kategorisë “Tepër sekret”. Bazuar në të gjitha këto të dhëna Ministria e Punëve të Brendshme sqaron opinion se emërimi i këtij shtetasi në detyrën e specialistit të SHÇBA është tërësisht ligjor.” thekson Ministria e Brendshme

Në përfundim Ministria e Punëve të Brendshme garanton qytetarët se “ka ikur koha kur personat me të kaluar të errët kriminale bëheshin pjesë e administratës shtetërore dhe strukturave të Policisë së Shtetit.”

“Strukturat e specializuara të kontrollit pranë MPB janë të angazhuara për të mos toleruar asnjë shfaqje të korrupsionit apo inkriminimit në radhët e MPB dhe Policisë së Shtetit.” përfundon Ministria

deshmi penaliteti
deshmi penaliteti
PD: Shefi i SHKB i Tiranës me të kaluar kriminale, Rama e rilindi
Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër emërim në administratë. Deputeti demokrat, Gent Strazimiri në një konferencë për mediat tha se Drini Bello, ish- konsull shqiptar në Romë i cili u largua nga Italia në vitin 2003, si “non grata”, tani është shefi i SHKB për Tiranën. Sipas Strazimirit policia italiane e survejonte Bellon për trafik droge e armësh, ndërsa vëllai i tij u kap dhe u dënua në Itali për trafik droge. Deputeti demokrat ka akuzuar kryeministrin Rama se vazhdon të promovojë në pozicione kyce elemente me të kaluar kriminale. 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!