TIRANE- Partia Demokratike po “sakrifikohet” për Xhelal Mziun duke marrë mbi shpatulla barrën politike dhe duke besuar në pafajësinë e tij. Kandidati zyrtar i demokratëve për bashkinë e Kamzës, Xhelal Mziu është dënuar dje nga Gjykata e Tiranës me dy vite brug, paçka se ky vendim nuk është i formës së prerë.

Partia Demokratike ka trumbetuar shumë kohët e fundit se në zgjedhjet e 21 Qershorit, nuk do të ketë në listat e saj persona me rekorde kriminale dhe që kanë patur probleme me drejtësinë. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)