PD bie në bastione, në Korçë
3600 vota më pak se viti 2011

TIRANE- Analiza krahasuese e shifrave të zgjedhjeve vendore 2011 dhe 2015 që boton sot shqiptarja.com, për 3 qarqet e fundit, tregon se PD ka rënie të ndjeshme jo vetëm në qarkun e Korçës, por edhe në bastionet e saj, në Dibër dhe Kukës. Me mbledhjen e të gjitha informacionit, shifrave dhe rezultateve krahasuese për 2 zgjedhjet vendore, 2011-2015 dhe ato parlamentare të 23 qershorit 2013-ë, PD pritet të nisë analizën në çdo degë gjatë muajit shtator.

Në udhëzimin që kryetari demokrat, Lulzim Basha ka shpërndarë për degët lokale thuhet pikërisht se informacioni i kërkuar për rezultatet e PD në proceset zgjedhore të 4 viteve të fundit, vota për kandidatin, këshillin bashkiak dhe për zgjedhjet parlamentare, do t’i shërbejë analizimit në çdo detaj të shkaqeve aty ku PD ka pësuar rënie.

Nga 12 qarqet, PD ka shënuar rritje në krahasim me 4 vite më parë, vetëm në Durrës, Berat dhe Shkodër. Në 9-të qarqet e tjera, edhe në ato ku PD ka qenë gjithnjë forca politike më e votuar, ka pësuar rënie në votën si subjekt për këshillat bashkiakë. Në qarkun e Korçës, PD një rënie të theksuar me 3 583 vota. Në Kukës bie me 1 876 vota, ndërsa në Dibër po ashtu tkurret me 2 271 vota.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti