PD, Bogdani: PS fsheh planin për
rritjen e taksave, ne i kemi ulur ato
Pas akuzave të bëra nga PS për situatën ekonomike në vend dhe vështirësitë për biznesin, ka reaguar edhe selia blu. Deputeti i PD Gerti Bogdani, në një dalje për mediat ka përmendur lehtësirat që qeveria ka bërë në 8 vite për biznesin, duke akuzuar PS-në se synon të rrisë taksat.
TIRANE- Pas akuzave të bëra nga Partia Socialiste për situatën ekonomike në vend dhe vështirësitë për biznesin, ka reaguar edhe selia blu. Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, në një dalje për mediat ka përmendur lehtësirat që qeveria ka bërë në 8 vite për biznesin, duke akuzuar PS-në se synon të rrisë taksat.
“Qytetarët e kuptojnë se Rama po përpiqet të fshehë planin e tij të rrezikshëm për rritjen e taksave, i cili do të krijonte papunësi duke u bërë kështu macja e zezë e biznesit. Qytetarët e dinë se meritojnë më mirë se Edi Rama. Prandaj Sali Berisha dhe Partia Demokratike kanë një qasje ndryshe me rezultate konkrete. Taksa të ulëta dhe klimë më të mirë për të hapur, operuar dhe rritur bizneset në mënyrë që ato të punësojnë më shumë punëtorë. Ne kemi shkurtuar kohën e regjistrimit të biznesit, nga 40 ditë në një ore kemi hequr 2/3 e licencave.”, theksoi Bogdani.
Duke vënë theksin në arritjet e qeverisë në vitet e fundit Bogdani tha se rritja e investimeve të huaja në vend synon të krijojë sa më shumë vende pune.
“Shqipëria sot renditet vendi i 18-të më i mirë për investimet e huaja. Vetëm dy javë më parë Komisioni Evropian vlerëson Shqipërinë si një nga 4 vendet në Europë me rritje ekonomike dhe këto ditë Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim në raportin e saj thekson se: ” Shqipëria këtë vit do ketë rritje më të madhe ekonomike se sa vitin e kaluar”., u shpreh deputeti i PD-së.
Po kështu, duke iu bazuar raportit të Komisionit Europian, Bogdani deklaroi se “Shqipëria jo vetëm nuk pati rritje, por pati një ulje te qartë te papunësisë. Banka e Shqipërisë tre ditë më parë në raportin e saj pohon se, gjatë vitit 2012 në Shqipëri pati ulje të papunësisë .”
Ndër të tjera Bogdani theksoi se rritja e nivelit të punësimit në vend dhe krijimi i një klime të favorshme për biznesit, renditen ndër objektivat kryesore të Partisë Demokratike.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja,com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.8%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 1307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë
27 Nëntor, 15:23
-
Elbasan/ Theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, në pranga 35 vjeçari
27 Nëntor, 15:20
-
Dritan Hila: Më mirë rrugëve!
27 Nëntor, 15:18
-
Njëri i dënuar me 20 muaj burg për shitje droge dhe tjetri me masë arresti për goditje për shkak të detyrës, 2 të arrestuar në Vlorë dhe Sarandë
27 Nëntor, 15:07
-
Ferrari, Leclerc del kundër ekipit: Nga sot do fokusohem te vetja
27 Nëntor, 15:03
-
Po Meta dhe Salianji që janë në burg? Berisha: Beteja për lirimin e tyre e pandërprerë
27 Nëntor, 15:01
-
Si e priti Rama lirimin nga arresti shtëpiak? Berisha: Ai tmerrohej nga dritarja, imagjinoni tani në fushë! Le të vijë në debat po ia mbajti
27 Nëntor, 14:57
-
Martin Leka: Saliu doli, alibia ra, Rama fërkon duart!
27 Nëntor, 14:51
-
Berisha me gazetarët pas lirimit nga GJKKO: Falenderova gjykatësen për vendimin, por të tjerët janë bandë kriminale! Ku i gjeti Dumani 3 apartamente?
27 Nëntor, 14:47
-
Aksident në Korçë, makina përplas 75 vjeçarin (VIDEO)
27 Nëntor, 14:45
-
Tepelenë/ Përleshje pranë një prej gjimnazeve të qytetit, 2 të rinj konfliktohen me 4 nxënës! Policia procedon të rriturit, shkak motivet e dobëta
27 Nëntor, 14:39
-
RENEA stërvitet nga forcat speciale GSG9 të policisë gjermane
27 Nëntor, 14:26