PD bojkot,Veliaj:Tirana ndryshon
me punë,jo me çadra e kërcënime

PD bojkot,Veliaj:Tirana ndryshon<br />me punë,jo me çadra e kërcënime
Opozita ka bojkotuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës në kuadër të kauzës për zgjedhje të lira dhe largimin e Ramës pas protestës që ka nisur prej 48 ditë para Kryeministrisë.
 
Në një prononcim për Report Tv, kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë Leonard Olli u shpreh se "I bashkohemi kauzës së opozitës për zgjedhje të lira, prandaj bojkotuam mbledhjen e Këshillit Bashkiak".
 
Por kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Tirana do të ecë përpara me punë dhe jo me çadra, pasi PD e kishte bashkinë dhe fjeti gjumë.
 
Veliaj deklaroi se Tirana nuk ka për të ndryshuar as me fjalë, as me sharje, as me kërcënime e as me çadra.

'Në Tiranë ka 2 palë njërëzish, një palë që punon dhe një palë që nuk punon. E patën Tiranën dhe e lanë si e lanë. Në diferencë mes punës dhe gjumit është dhe Pazari i Ri.
 
Mbajtja e zotimit bëhet me punë dhe jo në gjumë e në çadër. Tirana nuk ndryshon me llafe dhe çadër, por vetëm me punë. 
Ky qytet kërkon punë dhe pret që ne të punojmë.

Prandaj, ftesa ime për të gjithë është që të bashkojmë forcat, të bashkëpunojmë dhe të mos harrojmë për asnjë moment që qytetarët e Tiranës dinë të gjykojnë e të shohin përtej retorikës e deklaratave prandaj të paktën në këtë këshill le të mos humbasim kohë kot me beteja politike që as nuk ndërtojnë shkolla, as nuk mbjellin pemë, as nuk hapin kantiere të reja e as sjellin ndonjë përfitim për qytetarët që na kanë votuar
”, tha ai.
 
Duke u ndalur në nismat e miratuara nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Veliaj sqaroi se vendimi për “Një ndryshim të pjesshëm të vendimit nr. 11, datë 05.04.2012, për “Ristrukturimin e qendrave sociale ‘Të qëndrojmë së bashku’, ‘Qendrës komunitare multidisiplinare për fëmijët dhe familjet në nevojë’ dhe ‘Qendrës komunitare për të moshuarit’, miratimin e strukturave të tyre organizative, si dhe rishpërndarjet në buxhetin e Bashkisë Tiranë për vitin 12”, përmirëson kuotën e nivelit të shpenzimeve për ushqimet në institucionet publike komunitare të përkujdesit shoqëror duke e rritur kuotën ditore në 160 lekë.
 
Krijohet Agjencia për Administrimin e Tregjeve
Një tjetër vendim i miratuar nga Këshilli ishte ai për “Krijimin e Agjencisë për Administrimin e Tregjeve të Bashkisë Tiranë” (AAT) si institucion në varësi të Bashkisë Tiranë për administrimin e menaxhimin e shërbimit të tregjeve publike.

Nëpërmjet tij, synohet ofrimi i një modeli të ri me standarde duke ofruar edhe të gjitha shërbimet higjieno-sanitare. Këshilli Bashkiak i Tiranës i hapi dritën jeshile edhe likuidimit të borxhit të Klubit të Futbollit Tirana. Gjithashtu, miratoi edhe propozimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për ngritjen e një thertoreje publike në kryeqytet.

“Pamundësia  e kontrollit tekniko veterinar të mishit të therur ndikon drejtpërdrejt te siguria e shëndetit publik. Do të duhet që veterinerët tanë të kthehen në policë të mishit për t’i rënë mbrapa çdo kujt që shet mish në cepa rrugësh. Jemi në një moment që nuk mund të pranojmë më zgjidhje të ndërmjetme.

Siç kemi bërë vetë kompani publike pastrimi, siç kemi bërë vetë kompani publike parkimi, mund të bëjmë një agjenci publike që menaxhon edhe këtë problem të rëndë të veterinarisë, për të ngritur një thertore publike të kontrolluar dhe të monitoruar, që do të ofrojë standardet më të larta për qytetarët. I propozoj këshillit për të hapur në Tiranë këtë therore me cikël të mbyllur”, tha Veliaj.
 
Hapet rruga për shlyerjen e borxheve të KF Tirana
Këshilli miratoi edhe vendimin për t’i hapur rrugë shlyerjes së borxheve të klubit të futbollit “Tirana”. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se ky është edhe një angazhim që Bashkia e ka marrë përpara tifozëve e simpatizantëve të këtij klubi në datë 25 janar të këtij viti.

“Nuk u shmangemi përgjegjësive tona dhe i mbajmë premtimet tona. Ashtu siç kemi shlyer 60% të borxheve për punë publike që trashëguam, ashtu do t’i dalim zot edhe këtyre detyrimeve të trashëguara, që nuk i krijuam ne, por që i kemi peshqesh nga keqmenaxhimi dhe abuzimet e atyre që sot janë në çadër”, theksoi Veliaj.

Gjithashtu, në mbledhje u miratua edhe fondi për pagesën e bonusit për të porsalindurit. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ky gjest i bukur mirëseardhje për të gjithë qytetarët më të vegjël që i bashkohen çdo ditë Tiranës, tregon se ky është një qytet që mendon edhe për ta.
 
Miratohet vendimi për rritjen e pagave
Këshilli Bashkiak miratoi vendimin për “Miratimin e treguesve ekonomikë dhe financiarë të Bashkisë së Tiranës dhe tavaneve përgatitore të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2018 – 2020”, si dhe vendimet për ndryshimin niveleve të pagave për punonjësit e Bashkisë Tiranë dhe drejtorive në varësi të saj, si dhe për punonjësit e Njësive Administrative të kryeqytetit.

Veliaj sqaroi se këto vendime reflektojnë vendimin për rritjen e pagave të marrë nga Qeveria dhe prekin të gjitha institucionet e Bashkisë së Tiranës, ndërsa theksoi se kjo është rritja më e madhe e pagave që është bërë ndonjëherë për punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

“Bashkia e Tiranës bëhet bashkia e parë që i përgjigjet apelit të qeverisë për të rritur pagat për punonjësit e vet dhe për të gjithë ata që punojnë në sektorin publik. Kjo është rritja më e madhe e rrogave e viteve të fundit, por ajo që duhet theksuar është se jo të gjithë punonjësit përfitojnë në mënyrë të barabartë nga kjo rritje”, tha Veliaj.
 
Por ai shtoi se nga ky vendim përfitojnë të gjitha pagat e niveleve të ulëta dhe të mesme, ndërsa theksoi se për atë vetë si kryetar bashkie vendimi nuk parashikon rritje.

Familjet që përfitojnë bonus strehimi nga bashkia
Të tjera vendime të miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak ishin edhe vendimi për zhvillimin e Projektit ‘Identifikimi, dizenjimi dhe përzgjedhja e produktit turistik’;

Dhënia e ndihmës financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e rrëshqitjes së tokës, si dhe nga zjarri për disa familje që banojnë në territorin nën juridiksionin Bashkisë Tiranës.

Një tjetër vendim i rëndësishëm i miratuar nga Këshilli ishte edhe “Trajtimi me Bonus Strehimi të disa familjeve në nevojë, të cilat nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë”.

 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Një këshilltar amerikan pranë Ministrisë së Mbrojtjes! Firmoset memorandumi mes Pirro Vengut dhe të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së SHBA-së

Një këshilltar amerikan pranë Ministrisë së Mbrojtjes! Firmoset memorandumi mes Pirro Vengut dhe të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së SHBA-së