Taulant Balla ia bëri të qartë deputetëve të opozitës se nëse bojkoton komisionin për reformën zgjedhore, PS do të dorëzojë në Kuvend propozimet e saj. Pretendimeve të PD se po anashkalohen rekomandimet e OSBE-ODIHR i quajti “teatër” që zgjat “prej një dekade”.
Një premtim të qartë, kreu i grupit të PS e bëri edhe për zgjedhjet e ardhshme të 9 majit.
“Teatër prej një dekade që lidhet me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Nëse deri më 30 nëntor PD nuk vjen në komision për të punuar së bashku, hedh shashka dhe ne i diskutojmë. E bojkotuan ata komisionin. Nuk ke pse abuzon me një të drejtë që të kemi dhënë ne. PD t’i sjellë të gjitha propozimet në komision por bojkoti i komisionit me një të drejtë që ta kemi dhënë ne... dua t’i them PD që ne do t’i japim Shqipërisë mundësinë që të zhvillojë zgjedhjet e 9 majit që edhe bashkitë që u bashkuan të kenë anëtarët e vet në këshillat bashkiakë. PD duhet të kuptojë që edhe ne kemi pasur disa propozime, si rikthimi i numërimit në qendrat e votimit. Nëse PD nuk do të vijë në komision deri më 30 nëntor, mos të habitet kur të çojmë propozimet tona në Kuvend”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
‘Zgjedhorja’ në ngërç/ PS: Sistem zgjedhor të ri për Kuvend me 101 deputetë, PD: Lista 100% të hapura! Demokratët braktisin mbledhjen, Balla: Çojmë propozimet tona nëse s'vijnë










