Anëtarja e PD, Endira Bushati duke komentuar debatin maratonë sot mes Ramës dhe Bashës në Kuvend shpreh keqardhje për liderin demokrat.

Sot Rama iu përgjigj akuzave të kryetarit të PD, Lulzim Basha se qeveria po lejon ndërtimin e hoteleve me 5 yje dhe kullave në Tiranë, për pastrimin e parave të drogës, duke përmendur me emra biznesmenët e ndërtimit, një pjesë e mirë e të cilëve janë financues të PD-së.

Statusi i plotë:
Sot më erdhi keq për Lulzim Bashën… I strukur, kokëulur, i tallur nga një Ramë që ngulte e rrotullonte thika në plagë….

Basha fliste për “oligarkë”…. ashtu në përgjithësi, si gjithmonë…. Rama ia “përplas turinjve” me emra e mbiemra, duke u tallur….”hë mor Lul se oligarkët bashkë i kemi”…..

Ata që vunë Bashën para PD-së më 22 korrik, le të shijojnë Lul KokëUlurin në Parlament dhe të durojnë talljen e Ramës….”

dy.b/shqiptarja.com