PD: Bushi u kap për trafik droge në
Itali. PS: Ja çertifikata e pafajësisë

PD: Bushi u kap për trafik droge në<br />Itali. PS: Ja çertifikata e pafajësisë
TIRANE - Dekriminalizimi si dhe përfshirja e personave me rekorde kriminale në Kuvend, është sërish ditën e sotme objekt akuzash dhe replikash në distancë ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Ka qenë Kreu i Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka i cili në një dalje për mediat, akuzoi se kandidati i mazhorancës për bashkinë e Krujës Artur Bushi është arrestuar në vitin 2010 për trafik droge në Itali. Duke cituar mediat italiane, Paloka tha se Rama po tregon çdo ditë që nuk ka vullnet për dekriminalizimin e Kuvendit.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i PS përmes deputetit Ulsi Manja që i cilësoi akuzat si shpifje të radhës nga Shqup. Sipas Manjës, Artur Bushi është i pafajshëm dhe këtë e tregon edhe certifikata e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë së Italisë. 

PS: PD shpif! Ja çertifikata e pafajësisë
Partia Socialiste ka reaguar pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike, ku kjo e fundit akuzonte se kandidati i mazhorancës për bashkinë e Krujës, është arrestuar në Itali për trafik droge.

Në një dalje për mediat deputeti i PS Ulsi Manja i cilësoi shpifje të radhës deklaratat e opozitës, duke shtuar se Bushi është i pajisur me çertifikatë pafajësie nga ana e
Ministrisë së Drejtësisë italiane.

Sipas Manjës, PD shpif në një kohë që harron që ka në radhët e saj Arbenin Ristanin, person me precedent penal, apo edhe kryetari Lulzim Basha i cili nuk është dënuar për shkak procedurash.

“Lajm i mirë që për dekriminalizimin nuk po flet më Ristani apo Lulzim Basha, njëri i dënuar, tjetri që nga dënimi ka shpëtuar me procedura, por që sot duhet të përballet sërish me drejtësinë. Gjejnë kurajo për të folur ata që kanë kandiduar për një nga bashkitë kryesore të Shqipërisë një individ të sapodënuar, me vendim gjykate. Sa i përket rastit të deputetit Bushi, pavarësisht shpifjes së radhës nga Shqupi, institucionet italiane e kanë pajisur shtetasin shqiptar me certifikate pafajësie, e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë italiane, që shkruan të zeze mbi të bardhë se Artur Bushi është i padënuar ne Itali.” tha deputeti i PS Ulsi Manja



artur bushi certifikata e pafajesise


PD: Bushi i PS u arrestua në 2010 për trafik droge në Itali, ja faktet
Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme për lidhje kriminale në të shkuarën dhe si një person i përfshirë në trafik droge, deputetin e Partisë Socialiste Artur Bushi, i cili do të jetë edhe kandidati zyrtar i mazhorancës për bashkinë e Krujës.

Në një dalje për mediat Kreu i Grupit Parlamentar Edi Paloka, ka denoncuar sot faktin e përfshirjes së Bushit në trafik narkotikësh, duke cituar edhe lajmet e bëra publike në mediat italiane.

Sipas Palokës duke cituar mediat italiane, Bushi është arrestuar në 12 qershor të vitit 2010 nga policia italiane si pjesë e një bande të strukturuar që trafikonte sasi të konsiderueshme droge nga Amsterdami në Itali.

Për selinë blu me kandidimin e Bushit për bashkinë e Krujës në zgjedhjet e 21 qershorit, Edi Rama ka vendosur zyrtarisht të dalë kundër dekriminalizimit.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas