PD, Bylykbashi: Dënim komunistëve,
Vettingu do marrë kuajt e ngordhu

PD, Bylykbashi: Dënim komunistëve,<br />Vettingu do marrë kuajt e ngordhu
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi shprehet pesimist për zbatimin e reformës në drejtësi, ndërsa përsa i përket reformës zgjedhore thotë se nuk do të lejohet që të zvarritet nga Rama, pasi shumë shpejt do të realizohet votimi elektronik.
 
Nisur nga zgjedhja e Rucit në krye të Kuvendit, Bylykbashi kërkoi ngritjen e një institucioni që do të bëjë të mundur mbledhjen e provave, gjurmimin dhe dënimin e kriminelëve të komunizmit
 
“Përtej hapjes së dosjeve të komunizmit, ka ardhur koha të ngremë një institucion për gjurmimin e kriminelëve të komunizmit dhe ti dënojmë me prova.
 
Reforma zgjedhore duhet të fillojë menjëherë. Votimi i emigrantëve do të përballet në Reformën Zgjedhore, do të përpiqemi ta zgjidhim.
 
Reforma dhe votimi elektronik do të bëhen shpejt, nuk do të tërhiqet zvarrë.
 
Harta e ndarjes territoriale duhet riparë, ose të vendosim së bashku ose harta do të griset nga shqiptarët kur ju të jeni vetëm.
 
Vettingu do të marrë kuajt e ngordhur, por ustallarët do të mbeten aty. Ja ky kemi një vit që kemi nisur dhe Reforma në Drejtësi nuk duket.
 
Përsa i përket programit të kësaj qeverie, edhe manuali i lavatrices time ka më shumë faqe se programi i PS
” deklaroi ai. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri