TIRANË- Partia Demokratike ka zyrtarizuar mbrëmjen e kësaj të marte emrat të cilëve u beson fushatën në Tiranë.

Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj,  Grida Duma, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka do të jetë ekipi që do të udhëheqë fushatën elektorale për 25 prillin në qarkun që prodhon, për herë të parë, 36 mandate.

Basha i ka besuar Flamur Hoxhës udhëheqjen e luftës elektorale në qarkun që prodhon 3 mandate, Kukësin.

Drejtuesit politik të PD në Tiranë

Aldo Bumçi Dega 1, 12, 14
Albana Vokshi Dega 9, 11
Agron Shehaj Dega 5, 7
Grida Duma Kavajë, Rrogozhinë
Flamur Noka, Kamëz, Paskuqan, Vorë
Belind Këlliçi, Dega 6, 13, 15, 16
Jorida Tabaku Dega a 2, 3, 10
Alfred Rrusha Dega 4, 8

Më herët PD kishte caktuar drejtuesit politik për 9 qarqet e tjera duke i besuar Elbasanin Gazment Bardhit, Durrësin Edi Palokës, Shkodrën Helidon Bushatit, Lezhën Mark Markut, Dibrën Xhelal Mziut, Korçën Edmond Spahos, Fierin Enkelejd Alibeajt, Beratin Tomorr Alizotit  dhe Vlorën Bujar Leskajt.

Qarku që po i merr më shumë kohë Bashës për një vendim është ai i Gjirokastrës, i cili prodhon 5 mandate.