PD: Çela i OSHEE para drejtësisë
 Edi Rama paracakton tenderët

PD: Çela i OSHEE para drejtësisë<br /> Edi Rama paracakton tenderët
TIRANE - Partia Demokratike i bëri thirrje drejtësisë të veprojë ndaj administratorit të OSHEE-së Ardian Celën i cili sipas selisë blu është përgjegjësi kryesor i vjedhjes së miliona lekëve. Në një deklaratë për mediat deputeti demokrat Gent Strazimiri vijoi akuzat ndaj kompanisë EUROCOL të biznesmenit Carapuli i cili është shpallur fituesi i tenderit 5 milionë euro për rikonstruksionin e godinës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Sipas Strazimirit biznesmeni Carapuli është miku i ngushtë i Edi Ramës të cilit i ka ndërtuar ndërtuar banesën në Surrël. Strazimiri theksoi se OSHEE torturoi mijra familje duke futur në burg dhe duke i marë jetën disa të tjerëve.

Deputeti tha se Partia Demokratike ka paralajmëruar publikisht prej 11 shtatorit fituesin e këtij tenderi. Strazimiri nënvizoi se biznesmenit Carapuli ka fituar tenderin për rikonstruktimin e godinës me ofertën më të lartë se ofruesi i dytë. Ai akuzoi Ramen për klientelizëm me tenderat.
 
Deklarata e plotë e PD-së:
Prej më se dy vitesh, Partia Demokratike ka denoncuar terrorin dhe padrejtësinë që ka shoqëruar të ashtuquajturën fushatë për të mbledhur paratë e humbura të OSHE. Pergjigja ishte e njëjta “paratë do të shkojnë për investime në rrjet, përmirësimin e furnizimit…” etj.Tani u mësua pse OSHEE torturoi mijëra familje, futi në burg kryefamiljarë, burra e gra, la në  errësirë invalidë, të sëmurë e të porsalindur dhe u mori jetën Qamil Zelës, Llazi Nasit, Gjovalin Lazrit dhe Arif Dodës.

Këto akte çnjerëzore sherbuen ne fakt për të mbledhur miliarda lekë qe te shperblehej miku, ortaku e klienti i Edi Ramës, ndërtuesi i sarajeve të tij në Surrel.Paratë e gjakut të marra me kërbaç, kryehajduti dhe OSHEE, nuk i paska dashur për interesa publike aspak. Por për të ndarë tortën e majme për Carapulët, sic Partia Demokratike e kishte paralajmeruar. I gjithë ky abuzim është kryer me paramendim, sepse kemi një fitues të paracaktuar.

Kur Partia Demokratike denoncoi me 11 shtator tenderin, kasneci i Ramës reagoi dhe shprehu habi të madhe, se “nga e di opozita se kush i merr paratë pa u shpallur fituesi”.

Po ja që fituesi u shpall, dhe u shpall ai që ishte paracaktuar, miku, ortaku, ndërtuesi i Ramës. Me ofertën më të lartë. 500 mijë euro me shumë se ofertuesi i dytë.

Po si mund të ndodhë kjo?

Kjo ndodh sepse nuk ka me garë dhe shqyrtim ofertash.
Tenderat i drejton Edi Rama, i menaxhon Edi Rama, i ndan Edi Rama me miqtë e tij. Ky është kriteri, ky është urdhëri.Ky është vetëm një nga rastet kur Carapuli i Ramës ka nxjerrë paratë e “pajës” që dha për kryeministrin kur i bëri sarajet luksoze në Surrel.Korrupsion skandaloz, zhvatje e mynxyrshme e parave të shqiptarëve, para që kryehajduti i OSHEE i mblodhi me dhunë, me burg, me ndëshkime kolektive, me marrje jete.

Partia Demokratike i siguron qytetarët e vendit se kryehajduti i OSHEE, Adrian Çela dhe banda e tij që tallet me paratë e gjakut të shqiptarëve, do të mbajë përgjegjësi deri më një. Dita e llogarive para ligjit do të vijë shpejt.


Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë