PD: Çmimi i naftës në botë i ulur
PS: Opozita ka probleme me shifrat

PD: Çmimi i naftës në botë i ulur<br />PS: Opozita ka probleme me shifrat
TIRANE - Mazhoranca dhe opozita kanë hedhur replika dhe kundëreplika në distancë ndaj njëri-tjetrit, lidhur me çmimin e naftës në vendin tonë. Fillimisht ishte PD që akuzoi qeverinë se mashtron me shifrat, duke u shprehur se çmimi i naftës në të gjithë botën ka rënë 2-fish nga ato të deklaruara nga kryeministri Rama, por se kjo ulje nuk është reflektuar në Shqipëri.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i PS, e cila deklaratën e sotme e ka cilësuar si një përgënjështrim të PD për kryetarin e saj Lulzim Basha. Deputetja e PS Gjylameti u shpreh se deklarata e një jave më parë e Bashës ku tha se çmimi është ulur 40% në të gjithë botën në tre muajt e fundit u përgënjeshtrua nga vetë PD sot, dhe se shifrat e opozitës të nxjerra sot janë të përafërta me ato të qeverisë.

Por sipas PS, akuzat e PD vijnë si rezultat i problemeve me shifra që ka opozita.

PS: PD përgënjeshtroi kreun Basha, probleme me shifrat
Partia Socialiste ka reaguar ndaj akuzave të PD për mos uljen e çmimit të naftës në vendin tonë, duke mos reflektuar tregun botëror, i cili sipas opozitës, ka shënuar ulje.

Në një dalje për mediat deputetja e PS, Blerina Gjylameti,  është shprehur se më në fund PD ka arritur të përgënjeshtrojë kryetarin e saj Basha, i cili një javë më parë, tha se çmimi i naftës në Europë ka rënë 40% në tre muaj.

Kjo sipas Gjylameti tregon se opozita ka probleme me shifrat, por deklarata e sotme e PD, vërteton deklaratën e qeverisë, për ulje të çmimit të energjisë, në shifra të përafërta me vendet e rajonit.

“Sot deputeti i Partisë Demokratike gjeti më se fundi kurajon të përgënjeshtronte kryetarin e tij, i cili vetëm disa ditë më parë tha se çmimi i naftës në Europë ka rënë 40% në tre muaj. Sigurisht që PD ka ende probleme me shifrat, njësoj si në opozitë, por fakti që deputeti Mima flet për ulje në shkallen mesatare 6,5%, vlerë e përafërt me uljen e çmimit edhe në Shqipëri, tregon se Kryetari Basha gënjente kur thoshte se çmimi në Europë u ul me 40%. I kërkuam Partisë Demokratike të na tregonte një vend në Europë ku çmimi kishte rënë 40% në tre muaj. Pas shumë ditësh përpjekje, me shifra të gabuara arritën të na tregonin disa vende ku çmimi është ulur 6-8%, por sërish shumë larg uljes 40% për të cilën gënjente Basha. Sot çmimi i naftës është një debat global, por e rëndësishme për Shqipërinë është se impakti mbi vendin tonë përputhet me vendet e rajonit, jo siç gënjente Lulzim Basha.” tha Gjylameti

ps

PD: Rama gënjen! Çmimi i naftës ka rënë në botë 2 herë më shumë
Partia Demokratike vijon të hedhë akuza ndaj qeverisë, me pretendimin se çmimi i naftës në Shqipëri nuk ka reflektuar uljen e tij në tregun botëror. Deputeti i PD, Florion Mima, në një dalje për mediat, tha se kryeministri Edi Rama gënjeu publikisht, pasi të dhënat tregojnë se çmimi i naftës ka rënë dy herë më shumë nga sa deklaron kryeministri.

Duke iu referuar raportit të “Global Petrol Prices”, sipas PD, të dhënat e tij hedhin poshtë kryeministrin, ndërsa shton se çmimi i naftës sipas raportit ka rënë 8.8% dhe jo 4.4% që deklaron Kryeministri.

Por sipas Mimës, me deklaratat e tij, Rama i bëhet krah tregtarëve të tij që blejnë më lirë në tregjet ndërkombëtare dhe ia shesin shumë më shtrenjtë qytetarëve tanë, duke e cilësuar këtë si një aferë korruptive të qeverisë.

Më poshtë deklarata e plotë për mediat e deputetit Florion Mima:

Para dy ditësh Kryeministri i vendit publikoi një pikturë me ngjyra, të cilen nuk do ta komentonim nëse do të ishte thjesht një nga pikturat e tij, por meqënëse Kryeministri e quan ate një info-graf dhe mbi cdo ngjyre ka një shifer, por pa referuar burimin, detyrohemi të sqarojme publikun shqiptar mbi të vërtetën, duke iu referuar burimit prestigjoz “Global Petrol Prices”, sipas të cilit vetem në tremujorin e fundit:
1.     Ne Greqi, çmimi ka rene me 9%, dhe jo 5.3% sic deklaron Kryeministri, ose 70% më shumë
2.     Në Itali, çmimi ka rënë me 6.7%, dhe jo 4.8% sic deklaron Kryeministri, ose 40% më shumë.
3.     Në Francë, çmimi ka rënë me 7.4%, dhe jo 4% sic deklaron Kryeministri, ose 85% më shumë.
4.     Në Maqedoni, çmimi ka rënë me 10%, dhe jo 4.8% sic deklaron Kryeministri, pra mbi dy herë më shumë.
5.     Në Hollandë, çmimi ka rënë me 8.8% dhe jo 4.4% që deklaron Kryeministri, pra rënie dy herë më shumë.

Në shkalle globale, cmimet e shitjes me pakicë të diezelit, vetëm gjatë tremujorit të fundit, kanë rënë mesatarisht me 16.2%, pa përmendur këtu që vetëm në SHBA cmimi ka rënë nga 3 dollarë galloni në rreth 2 dollarë galloni, pra ka rënë rreth 50%.

Pyetja e sotme për Kryeministrin është se përse ai, duke fshehur shifrat e vërteta,  u bëhet krah klienteve të tij, të cilët e blejnë naftën në tregjet ndërkombetare shumë më lirë se një vit më parë, ndërkohë që ia shesin shqiptareve me çmime pothuajse të pandryshuara? 

florion mima

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë