PD, Çollaku: Qeveria e shiti votën
kundër SHBA për aferën 500 mln $

PD, Çollaku: Qeveria e shiti votën<br />kundër SHBA për aferën 500 mln $<br /><br>
Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku i ftuar në Report Tv ka deklaruar se për votën e Shqipërisë në OKB duhet të kishte pasur një referendum, ndërsa shton se qeveria e shiti votën në këmbim të një afere korruptive 500 milionë dollarë.

Ai denoncoi se është një President klubi futbolli në Shqipëri që po lobon fuqishëm për biznesin, ndërsa paralajmëroi që në ditët në vazhdim do të zbardhë të plotë skandalin.  “Ishte një veprim i turpshëm. Për herë të parë Shqipëria deklarohet kundër SHBA, është fyerje për shqiptarët, akt mosmirënjohje dhe evidentim i qartë se sloganet për partnerët strategjikë janë gënjeshtra. Partneriteti përcaktohet në shumë aspekte, sidomos me votat ndërkombëtare. Shqipëria e ka thyer partneritetin strategjik. Na kapi të gjithëve të shokuar dhe do të mbahet mend gjatë.

Vota shqiptare në OKB është shitur, është lobuar fort nga një apo dy vende të tjera. Vota është ofruar këtyre vendeve për të nxjerrë fitime të një natyre të errët. Njerëz afër Ramës, sekserë të tij dhe biznesmenë. Janë dy apo tre vende, që mendojnë të krijojnë një biznes të madh në Shqipëri me një pjesëmarrje nga biznesmenë nga dy vende dhe vendosi që për ta financuar me një vlerë me 500 mln euro qeveria kërkon një hua të vendi i dytë.

Bizneset lobojnë për ta bindur për të dhënë hua, por vendi i dytë heziton, por e ka për zemër cështjen e Palestinës dhe Shqipëria votoi kundër SHBA. Mesa duket vota në OKB ka qenë për të bindur vendin e dytë për të akorduar kredinë 500 milionë dollarë.

Biznesi është projektuar që të falimentojë, është skemë korruptive, jo më shumë se pas një viti dhe absolutisht vendimi i qeverisë shqiptare është bërë si hua për të bindur qeverinë e vendit që heziton për ta lejuar këtë kredi 500 mln dollarë që do të shkojë në xhepat e sekserëve të korruptuar. Është një nga skandalet më të mëdha. Pasi falimentimit të biznesit barra u mbetet shqiptarëve.

Për votën e Shqipërisë në OKB mund të kishte pasur edhe një referendum popullor. Vota duhet të ishte konsultuar me Presidentin. Kemi një palaçollëk diplomatik që mund të ishte evituar” deklaroi ai. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike