PD s'do koalicionin 'Shtëpia e Lirisë', e ankimon në KAS: E paqartë se kush do propozojë kandidatët! U përdorën simbolet tona, kërkesa u dorëzua para se të regjistroheshin si parti

Partia Demokratike nuk do krijimin e koalicionit "Shtëpia e Lirisë" për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit. Edhe pse Sali Berisha u përjashtua dje nga KQZ si pjesë e koalicionit 'Shtëpia e lirisë' duke mbetur vetëm LSI dhe PDK, vendimi nuk ka kënaqur Partinë Demokratike, e cila ka dërguar sot ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kundër këtij koalicionin. PD parashtron 3 argumente, dorëzimi i kërkesës për koalicion nga LSI para se të regjistroheshin si parti, u përdorën simbolet e saj pa miratimin e kryedemokratit si dhe mbetët ende e paqartë se cila parti do të propozojë kandidatët për 6 bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit.

PD shkruan se kërkesa e paraqitur nga LSI-PDK dhe Komisioni i Rithemelimit u dorëzua para se këto të regjistroheshin si subjekte zgjedhore  duke rënë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Për këtë arsye PD thotë se këtyre partive u mungon legjitimiteti.

'Komisionit Rregullator, ka përcaktuar qartë afatin për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve, 24 ore pas miratimit të kërkesave të partive politike, që përkon me datën 03.02.2022. Ne këtë datë, asnjë subjekt zgjedhor nuk ka paraqitur kërkesën për regjistrim si koalicion zgjedhor. Në këtë kuptim, kjo kërkesë është bëre jashtë afatit ligjor", argumenton PD.

Një tjetër pikë që mbështetet PD ku kërkon mosnjohjen e këtij koalicioni është edhe përdorimi i simboleve të saj nga  "Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit" të Berishës, dhe se ky komision nuk figuron i regjistruar si subjekt zgjedhor dhe as si parti politike.

"Kërkesa dhe marrëveshja përmbajnë referenca te Partia Demokratike e Shqipërisë, në kushtet kur kjo e fundit as nëpërmjet kryetarit të saj apo ndonjë personi tjetër te autorizuar nga ana e tij, nuk shprehur vullnetin për të qenë pjesëmarrëse në këtë koalicion", shkruan PD.

Gjithashtu sipas PD marrëveshjes i mungon edhe një element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike.

"Në kushtet kur subjekti "Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit" është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do te propozoje kandidatet e koalicionit", shkruan PD

KQZ ka zgjedhur sot relatorin e kërkesës ankimuese Ledio Brahon.

Një ditë më parë KQZ vendosi largimin e Berishës nga koalicioni "Shtëpia e Lirisë" ndërsa pranoi krijimin e saj vetëm mes dy partive të regjistruar në këto zgjedhje LSI-së dhe PDK-së. Ashtu siç ligji e diktonte, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi largimin e Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës, pasi nuk ishte regjistruar si parti dhe përdorte simbolet e një partie tjetër të kryesuar nga Lulzim Basha.

(Kliko ketu per te lexuar ankimimin e plotë)

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opionistib: 06/02/2022 11:47

    Basha do behete me murizi dule Duka Shehi indrisi partia komuniste partia Balli kombtare demokrate shtepisë lirisë Berisha Kryemadhi demokristian partia balli kontakte partinë Arjan Starova me partinë Genc pollo me partinë jozevine topollsi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur