TIRANË- Patria Demokratike ka akuzuar qeverinë se po kërkon të vendos kontroll mbi Inspektoratin e Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive(ILDKP).
Deputeti demokrat, Oert Bylykbashi në një konferencë për mediat deklaroi se dje Partia Demokratike ka dorëzuar dy kërkesa në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen si antikushtetuese të sulmit të hapur ndaj institucionit të pavarur të Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive të qeveritarëve si dhe të përpjekjeve të paligjshme për shkarkimin e kreut të këtij institucioni.
"Me shkarkimin e kreut të ILDKP Rama dhe Meta po kërkojnë me çdo kusht të marrin nën kontroll këtë institucion të pavarur në mënyrë që të fshehin pasuritë e paligjshme dhe aferat korruptive të tyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre”, tha deputeti Bylykbashi.
Gjithashtu, Partia Demokratike ka kërkuar të shpallë si antikushtetues vendimin e mazhorancës për të rrëzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me ndërhyrjen në sistemin kompjuterik të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
“Me arrogancë, mazhoranca ia mohoi opozitës të këtë të drejtë kushtetuese, të cilën Gjykata Kushtetuese e quan si një instrument të fuqishëm kontrolli të opozitës mbi qeverinë dhe mazhorancën. Kjo gjykatë ka përcaktuar qartë se kërkesa e opozitës për të hetuar nuk mund të rrëzohet e as të kufizohet”, tha Bylykbashi.
Redaksia online
(e.sh/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com